Categories: Uncategorized

Shifra shqetësuese! Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 qarkullojnë në vend

Rihapja e shkollave e rrit mundësinë e shtimit të rasteve, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes Rovena Daja, ju drejtua sidomos prindërve dhe mësuesve, të jenë sa më të kujdesshëm.

“Në rast të shfaqjes së simptomave apo dyshimit për kontakte me persona të prekur, prindërit nuk duhet ti dërgojnë fëmijët në shkollë dhe mësuesit duhet të izolohen, siç duhet të bëjnë të gjithë qytetarët që janë jo vetëm të konfirmuar, por edhe të dyshuar si të prekur nga virusi SARS COV2”, tha Rovena Daja.

Të lidhura

None found

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë 131 raste me COVID-19 dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

68 të prekur në Tiranë,

8 raste në Lushnje,

6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,

5 raste në Has,

4 raste në Krujë dhe Dibër,

3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,

2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,

1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)

Testime totale 81364

Raste pozitive 12666

Raste të shëruara 7042

Raste Aktive 5257

Humbje jete 367 (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2603

Durrës 564

Shkodër 380

Lezhë 301

Elbasan 297

Korçë 251

Fier 240

Vlorë 193

Kukës 150

Berat 114

Dibër 82

Gjirokastër 82

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

31 minutes ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

33 minutes ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

35 minutes ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

40 minutes ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

41 minutes ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

42 minutes ago