Categories: Uncategorized

Bien shifrat, kaq të prekur me COVID-19 u zbuluan sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në 24 orët e fundit ka njoftuar se katër persona kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë shëruar 55 qytetarë.

Sakaq të infektuar me Covid-19 kanë rezultuar 132 raste persona, ndërkohë që janë kryer 817 testime.

Të lidhura

None found

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

I bëjmë thirrje çdo qytetari të ruani distancën fizike, mbani maskën kudo në ambjente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet distanca si dhe duhet kujdes i shtuar për higjienën personale, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me COVID-19.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste. Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.

55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127 kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

të fundit

VIDEO/ Foshnja 18-ditëshe del e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë

Mes shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti i dyfishtë në Venezuelë, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një…

9 minutes ago

Magazina bujqësore përfshihet nga flakët në Lushnje, shtëpitë pranë në rrezik; në terren ambulancat dhe zjarrfikëset

Një zjarr ka përfshirë një magazinë bujqësore në fshatin Savër të Lushnjes, duke shkaktuar alarm dhe panik tek banorët e…

13 minutes ago

Chelsea drejt goditjes së madhe në merkato, Granit Xhaka arrin akordin personal

Chelsea po planifikojnë të bëjnë një ofertë për Granit Xhakën, pasi Xabi Alonso i ka kërkuar pronarëve të klubit, BlueCo,…

14 minutes ago

The number of students in Struga drops significantly, more than 3,000 fewer over 20 years

Struga shënon rënie alarmante të numrit të nxënësve në vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë dy dekadave numri…

21 minutes ago

Skopje announces aerial mosquito spraying in the early morning hours

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave…

22 minutes ago

Clash in Magurë, Lipjan: Those involved give their accounts of the incident and assault claims

Një ditë pas protestës së mbajtur para Gjykatës në Lipjan, ku veteranë të UÇK-së dhe qytetarë kërkuan lirimin e Bekim…

23 minutes ago