Categories: Uncategorized

Sheshoi teatrin pas 2 viteve “luftë”, Rama zbulon se edhe Berisha donte shembte

Kryeminstri Edi Rama është shprehur se ish-kryeministri, Sali Berisha dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë pasur si synim që ta kthenin vendin ku ndodhej Teatri në një qendër tregtare.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Rama tha se Berisha dhe Basha donin ta kalonin Teatrin te Piramida dhe truallin e tij ta shfrytëzonin për një “Plaza Shopping”.

Të lidhura

None found

Sipas tij, për këtë ekzistojnë edhe fakte, teksa thekson se janë investuar 6 milionë euro për ta kthyer Piramidën në “Teatrin e Ri Kombëtar”.

“Pse atje? Sepse atje është trualli më i mirë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Sepse Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ku ishin në qeveri, donin ta shembnin dhe donin ta bënin tek Piramida. Atje ku është trualli i teatrit donin të bënin një ‘plaza shoping’.

Këtë nuk e them bazuar në ndonjë fantazi, por e them mbi faktin se u investuan 6 milionë euro tek Piramida, në mënyrën më absurde për të bërë atje Teatrin Kombëtar, pasi nuk mund të ndodhet kurrë pasi nuk ka asnjë kusht ajo hapësirë për të ndërtuar teatër.

Ajo që lan pas ishte se morën me vete të gjitha pllakat e mermerit të Piramidës dhe nuk e di se ku i çuan, mbase për vila, mbase për banjo, mbase për pllaka përkujtimore por i morën.

Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investitorësh gjermanë me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje.

Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri”, tha ai.

të fundit

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

4 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

8 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

8 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

9 minutes ago

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për v*asjen e bashkëkombësit në Selanik në vitin 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

14 minutes ago

Nuk e pashë të qante kurrë”, babai i Jessica-s rrëfen dyshimet për bashkëshortin e saj: Ajo jetonte me frikën se mund të vdiste

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

15 minutes ago