Categories: Uncategorized

Robert Ndrenika nxjerr bllof Bashkinë: Nuk kam firmosur për shembjen e teatrit!

Ditën e djeshme Bashkia e Tiranës shpërndau në faqen e saj një peticion nga aktorë dhe njerëz të artit të cilët shpreheshin për shembjen e teatrit.

Por ky peticion, duket se nuk është i vërtetë pasi vetë emrat të cilët pretendojnë se kanë firmosur, po dalin publikisht duke deklaruar se nuk kanë firmosur.

Të lidhura

None found

Aktori Robert Ndrenika, konfirmoi për TVT se nuk ka firmosur asnjë një peticion për shembjen e teatrit ekzistues, por ka shprehur vullnetin për ngritjen e një teatri të ri.

“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor,(në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”- tha Ndrenika.

Teksti i plotë i peticionit:

Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, detyrohemi sot të rimerremi me një debat të shterruar plotësisht, të cilin nga ana jonë e konsiderojmë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe të interesit të komunitetit tonë! Me anë të këtij peticioni publik, nuk duam të flasim më për nevojën e lashtë që komuniteti ynë ka për një Teatër të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, i cili duhet të ndërtohet pa asnjë diskutim në truallin e kompleksit ekzistues, sepse ai truall ka qenë, është dhe duhet të mbetet trualli material e shpirtëror i komunitetit tonë në breza.

Me këtë peticion ne kërkojmë që politika e të gjitha anëve, të mos na bëjë as ne, as projektin e Teatrit të ri Kombëtar, pjesë të lojës apo çorbës së saj. Ne Ju drejtohemi me kërkesën publike që të ndaloni menjëherë politizimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje!

Ne duam të ndajmë me Ju dhe publikun shqiptar, bindjen tonë se kushdo që do të përpiqet ta përdorë më tej emrin dhe skenën e Teatrit Kombëtar për teatro të natyrave të ndryshme, pa asnjë lidhje me teatrin tonë, nuk do as të mirën e kulturës shqiptare, as të mirën e Teatrit Kombëtar dhe as të mirën tonë jo dhe jo!

Ju lutemi na mirëkuptoni, por durimi ynë ka sosur dhe nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë!

Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës, që nuk mund të vazhdojë të ndjekë edhe për 50 vjet të tjera teatrin politik me Teatrin Kombëtar, në vend të shfaqjeve tona.

Ndaj, të nderuar zotërinj, kërkojmë nga Ju të mos përziheni më me nevojën urgjente që ka komuniteti ynë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar! Sepse boll dekada janë djegur duke pritur që të merreni vesh Ju me njëri-tjetrin për zgjidhjen e këtij halli jetik për ne. Keni boll punë të tjera edhe më të mëdha, prandaj me konsideratën më të lartë, ne Ju kërkojmë të mos kërkoni tek Teatri Kombëtar as punë dhe as masha për këtë punë!

Kryeministri Rama le të merret me Armikun e Padukshëm, Lulzim Basha le të merret me Ramën, Presidenti Meta le të merret me Kushtetutën, ndërsa ne të mos merremi më nëpër këmbë me ose pa dashjen Tuaj!

Sa për ata pak kolegë dhe “kolegë” që mendojnë se kanë marrë përsipër të mbrojnë godinën, shumicën e të cilëve nuk i njohim kush janë apo disa i kemi edhe miq (pavarësisht se nuk e gjejmë dot mbi çfarë karriere skenike kanë monopolizuar dhe devijuar totalisht kauzën tonë), ne kemi lutjen publike që të ndahen nga politikanët! Sepse Teatri Kombëtar nuk është “Astiri” dhe skena kombëtare nuk është “tokë e xanun”!

Historia e Teatrit Kombëtar nuk shkruhet tek dera e godinës, po në qendër të skenës!

Duke ju uruar suksese në punën Tuaj dhe shëndet në familjet Tuaja, urojmë që të mos e konsideroni këtë thirrje publike si një letër më shumë pa përgjigje.

Me respekt,

Robert Ndrenika

Luftar Paja

Viktor Zhusti

Artan Imami

Spiro Duni

Leka Bungo

Altin Basha

Arben Derhemi

Pellumb Kulla

Arben Kumbaro

Marjana Kondi

Zamira Kita

Helidon Fino

Ema Andrea

Hervin Culi

Luli Hoxha

Laert Vasili

Salsano Rrapi

Gazmend Paja

Lulzim Zeqja

Genc Shkodrani

Gjergj Mena

Sonila Kapidani

Iliriana Basha

Marin Orhanasi

Iliriana Basha

Bajram Dosti

Ledio Lako

Jonida Beqo

Josif Sina

Aleksander Grami

Eriola Kakeli

Erblin Bajko

Edvin Mustafa

Laejda Hajdari

Jorkë Brokaj

Jaho Guma

Roland Saro

Edmond Rrapi

Kozeta Kurti

Kristo Cala

Albana Perhati

Dervish Biba

Armela Demaj

Algiona Aga

Alex Seitaj

Genti Deçka

Donald Shehu

Klesta Shero

Roerd Toçe

Amri Hasanlliu

Andon Koço

Laid Ymeri

Besart Cani

Afrim Agalliu

Artan Islami

Margent Caushi

Agron Hamo

Artur Dhamo.

të fundit

Lloga calls for an institutional response to suspected cases of police violence in Saraj, Kumanovo and Gostivar

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hetim të pavarur nga…

7 minutes ago

Tragic accident in Turkey/ 11 people killed, 27 others injured after bus collides with a crane (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ndodhi në zonën e Akhisarit, në provincën e Manisës, në Turqi, ku një autobus…

8 minutes ago

Tragic: At least 109 dead after migrant boat sinks, more than 116 missing

Të paktën 109 emigrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur,…

8 minutes ago

Accident in Thessaloniki: Albanian driver crashes into bar, injuring 3 people

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një…

9 minutes ago

Pope Leo to undergo surgery to remove a lung mass, detected by doctors at an early stage

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i…

9 minutes ago

Studimi i BMW-së: Konsumatorët kërkojnë autonomi më të madhe se sa u duhet në përditshmëri

Shumica e amerikanëve përdorin shumë më pak autonomi gjatë vozitjes së përditshme sesa kërkojnë nga një veturë elektrike para se…

16 minutes ago