Categories: Uncategorized

Shantazhoi të dashurën nga Lushnja me video intime, dënohet “zv.ambasadori” i Kosovës

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burgim Jublisa Ziviç, i cili prezantohej si zv.ambasador i Kosovës në Kroaci dhe ka përndjekur për një kohë të gjatë, duke e shantazhuar dhe me video intime një vajzë nga Lushnja të martuar, me të cilën ai kishte bashkëjetuar për gati një vit. E.J, 41-vjeçe ishte njohur me Jublisa Ziviç në qytetin e Vlorës, ku të dy së bashku kishin parë një apartament që ishte nxjerrë në shitje.

E.J, punonte së bashku me motrën e saj në Lushnjë në një agjenci imobiliare, ndërsa Jublisa Ziviç kishte shfaqur interes të blinte një pasuri në Vlorë dhe së bashku me E.J., kishin udhëtuar në Vlorë për të blerë pasurinë.

Të lidhura

None found

Pavarësisht se pasuria nuk u ble nga interesuari, mes Ziviç dhe E.J., ka lindur një histori dashurie. Jublisa Ziviç kishte dy shtetësi Kosovare dhe Kroate. Në shtator të vitit 2018, E.J., ka filluar një lidhje intime me Ziviç dhe për këtë shkak ka filluar edhe procedurat e divorcit, me bashkëshortin. Kjo pasi i dashuri i është prezantuar si zv.ambasador i Kosovës në Kroaci dhe ishte ish-deputet i Parlamentit të Kosovës.

Nga deklarimet e dhëna në prokurori, rezulton se ky raport ka zgjatur rreth një vit, ndërkohë që Ziviç, i kërkonte që të përfundonte procedurat e divorcit dhe të njihej me familjen e saj. Në maj të vitit 2019, E. J., ka shkuar të jetojë me Ziviç, në Kroaci.

Aty ka kuptuar se ishte mashtruar, pasi Ziviç, ishte një shofer autobusi dhe jo zv.ambasador i Kosovës në Kroaci apo ish-deputet i parlamentit të Kosovës ose kryetar i një partie të pakicës serbe në Kosovë, SNSD Kosova, siç edhe kishte pretenduar. Në këto kushte, E.J., i ka kërkuar Ziviç të kthente paratë që i kishte dhënë për punët që kishin nisur së bashku. Gjatë kohës që kanë bashkëjetuar, Jublisa Ziviç, ka filmuar marrëdhëniet seksuale që kryenin së bashku, shkruan shqiptarja.

Në kohën që ajo ka vendosur të largohet, i pandehuri e ka kërcënuar se do t’i hidhte këto materiale secilit prej personave që njihte në rrjetet sociale, nëse nuk kthehej. Kështu, ai i ka dërguar këto materiale vëllait të saj, Elban Behaj, e më pas ai e ka kërcënuar se këto video do t’ia hidhte edhe bashkëshortit dhe të birit 15 vjeçar.

Ajo ka shtuar se çdo faqe pune që ajo hap, ai i kopjon dhe vë aty emrin e vet dhe e kërcënon se do i çojë videot çdo kontakti të punës së saj. Ziviç është përpjekur t’i shkatërrojë familjen dhe ekonominë, që të detyrohet të shkoj dhe të jetoj me të.

Pas denoncimit në polici, Jublica Ziviç është arrestuar në muajin gusht 2019 dhe prej kësaj date vijon të jetë në burg. Në muajin shkurt gjykata e Tiranës e dënoi Ziviç me 8 muaj burgim për akuzën e “Përndjekjes”. I pyetur para gjykatës si i pandehur Jublisa Ziviç, ka pranuar akuzën dhe ka shprehur pendesë për veprimin e kryer prej tij.

të fundit

Toñi, orka 60-vjeçare, u qëllua me pushkë në ujërat spanjolle; autorët përballen me gjobë deri në 2 milionë euro

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim penal pas plagosjes me armë zjarri të Toñit, orkës më të vjetër në ujërat…

8 minutes ago

Formë mbresëlënëse në Zvicër, Shqipëria synon talentin që mund të zgjedhë mes katër kombëtareve

Lutfi DalipiLutfi Dalipi e ka nisur sezonin e ri me “marshin e shtatë” [...]Read More...

13 minutes ago

Jose Mourinho për Arsenalin, Interin dhe Romën: “Na presin përballje të vështira

Jose Mourinho ka analizuar kundërshtarët e Real Madridit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, duke veçuar Arsenalin dhe…

14 minutes ago

Hetim penal pas plagosjes me armë të orkës 60-vjeçare në ujërat spanjolle, gjoba mund të arrijë 2 milionë euro

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim penal pas plagosjes me armë zjarri të Toñit, orkës më të vjetër në ujërat…

14 minutes ago

Zjarri në SHBA u mori jetën tre fëmijëve shqiptarë, flet daja: S’i pashë kur erdhën në jetë, tani do t’i përcjell në varr

Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën…

16 minutes ago

Përfundon afati për EES/ Kontrollet biometrike mund të rikthehen gradualisht, rrezik për radhë në kufi

Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Europian mund të përballen sërish me radhë të gjata në kufi, pasi skadoi afati i…

23 minutes ago