Categories: showbiz

Hetim penal pas plagosjes me armë të orkës 60-vjeçare në ujërat spanjolle, gjoba mund të arrijë 2 milionë euro

Një hetim penal është hapur në Spanjë pas plagosjes me armë zjarri të Toñit, e konsideruar orka më e vjetër në ujërat iberike. Kafsha u gjet me disa vrima plumbash në pendën dorsale.

Të lidhura

None found

Plagët e orkës 60-vjeçare u konstatuan muajin e kaluar nga ambientalistë, të cilët njoftuan autoritetet. Më 2 shtator, Ministria spanjolle e Mjedisit ia dërgoi dosjen prokurorisë. Autorët e dyshuar rrezikojnë gjoba deri në 2 milionë euro.

Hetimin po e zhvillon Njësia Qendrore e Operacioneve Mjedisore e Guardia Civil. Në fokus është një anije me flamur spanjoll, që dyshohet se është parë duke qëlluar me armë në ujërat e Portugalisë. Tashmë po verifikohet nëse ekuipazhi ka qëlluar Toñin dhe cili mund të ketë qenë motivi.

Janek Andre, themelues i WeWhale dhe bashkëthemelues i Iberian Orca Guardians, tha se një nga skenarët e mundshëm është që një marinar të ketë qëlluar orkën për t’u hakmarrë ose për ta larguar, pasi ajo mund të ketë pasur kontakt fizik me një varkë. Një tjetër mundësi lidhet me peshkatarët, të cilët mund të kenë dashur të pengonin kapjen e peshkut. Hetuesit nuk përjashtojnë as variantin që të shtënat të jenë kryer vetëm nga inati.

Gjatë ditëve të fundit, Toñi është vërejtur në brigjet e Galicisë, ku ka lëvizur dhe është ushqyer me grupin e saj. Ambientalistët bëjnë me dije se plagët po mbyllen mirë, por copëzat e plumbave kanë mbetur në pendë. Kjo gjendje shton rrezikun e infektimit të gjakut dhe të shfaqjes së sepsës.

Rasti i Toñit shihet si veçanërisht i rëndësishëm për të ardhmen e orkave në ujërat iberike. Popullata e tyre ka rënë nga rreth 60-70 kafshë në vitet 1990 në vetëm 27 sot.

Si një prej matriarkeve më të vjetra ende gjallë, Toñi ka një funksion të rëndësishëm brenda grupit: ajo drejton lëvizjet dhe ndihmon në përcjelljen e sjelljeve dhe kulturës te orkët e tjera.

Plagosja ka sjellë sërish në vëmendje përplasjet mes orkave dhe anijeve në ujërat iberike. Prej vitit 2020, këto kafshë janë përfshirë në disa ndërveprime me varkat, duke dëmtuar timonët dhe, në raste të caktuara, duke shkaktuar fundosjen e tyre.

Sidoqoftë, Andre thekson se këto episode nuk duhen cilësuar si sulme. Sipas tij, bëhet fjalë për sjellje sociale dhe kurioze, ndërsa njerëzit janë ata që lundrojnë në habitatin natyror të orkave.

Ekspertët u rekomandojnë marinarëve të lundrojnë në zona të cekëta për të zvogëluar mundësinë e takimeve me orkët, të cilat zakonisht qëndrojnë në thellësi nga 50 deri në 70 metra. Lundrimi pranë bregut, në ujëra më të cekëta se 20 metra, mund ta ulë ndjeshëm rrezikun e ndërveprimeve.

“Ata kanë nevojë për mbrojtje, jo për hakmarrje”, shprehen ambientalistët, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për identifikimin e personave përgjegjës për plagosjen e Toñit.

të fundit

Toñi, orka 60-vjeçare, u qëllua me pushkë në ujërat spanjolle; autorët përballen me gjobë deri në 2 milionë euro

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim penal pas plagosjes me armë zjarri të Toñit, orkës më të vjetër në ujërat…

2 minutes ago

Formë mbresëlënëse në Zvicër, Shqipëria synon talentin që mund të zgjedhë mes katër kombëtareve

Lutfi DalipiLutfi Dalipi e ka nisur sezonin e ri me “marshin e shtatë” [...]Read More...

7 minutes ago

Jose Mourinho për Arsenalin, Interin dhe Romën: “Na presin përballje të vështira

Jose Mourinho ka analizuar kundërshtarët e Real Madridit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, duke veçuar Arsenalin dhe…

8 minutes ago

Zjarri në SHBA u mori jetën tre fëmijëve shqiptarë, flet daja: S’i pashë kur erdhën në jetë, tani do t’i përcjell në varr

Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën…

10 minutes ago

Përfundon afati për EES/ Kontrollet biometrike mund të rikthehen gradualisht, rrezik për radhë në kufi

Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Europian mund të përballen sërish me radhë të gjata në kufi, pasi skadoi afati i…

18 minutes ago

Si po riformësohet globi në letër, OKB miraton hartën e re dhe tregon cilat shtete e kundërshtuan

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi pak ditë më parë në mbështetje të një rezolute të paraqitur nga…

18 minutes ago