Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas miratimit në Kuvend, të ligjit “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i cili propozon heqjen e afatit të skadencës për të gjithë qytetarët që e bëjnë atë pas moshës 75-vjeç.
Në një postim në Facebook, Lleshaj thotë se me miratimin e ligjit “lehtësohen shumë ecejake dhe kursehet shumë kohë, para dhe andralla të tjera, për ata që kanë më shumë nevojë për vëmendje dhe përkujdesje”.
None found
Reagimi i plotë:
Për qytetarët që do të aplikojnë për t’u pajisur me letërnjoftim, pasi kanë mbushur moshën 75 vjeç, ajo nuk do të ketë më afat skadence.
Kështu lehtësohen shumë ecejake dhe kursehet shumë kohë, para dhe andralla të tjera, për ata që kanë më shumë nevojë për vëmendje dhe përkujdesje.
Miratimi i ligjit për këtë qëllim sot në Kuvend është një tjetër dëshmi e angazhimit të madh të Qeverisë për përmirësimin rrënjësor të nivelit të shërbimeve për qytetarët.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas disa ngjarjeve të rënda kriminale të regjistruara gjatë ditës së…
Real Madridi ka marrë një ofertë të bujshme prej 115 milionë eurosh për Arda Guler, një nga talentet më premtues…
Instituti i Sigurisë së Inteligjencës Artificiale (IA) në Mbretërinë e Bashkuar (AISI), zbuloi se modeli më i avancuar i IA-së…
Një pjesë e humbur e një rakete SpaceX, që ka qenë duke lëvizur në orbitë me shpejtësi rreth 2.43 kilometra…
Google ka nxjerr një mjet të ri të inteligjencës artificiale që u lejon përdoruesve të krijojnë imazhe të rreme duke vendosur…
Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, dhe më shumë se 1,000 punonjës, disa prej të cilëve në pozicione drejtuese në…