Një komponent i braktisur i një rakete SpaceX, që udhëton në hapësirë me një shpejtësi afërsisht 2.43 kilometra në sekondë, parashikohet të godasë sipërfaqen hënore.
None found
Agjencia Hapësinore Amerikane njofton se impakti pritet të ndodhë rreth orës 07:35 dhe nuk përbën asnjë rrezik për planetin tonë.
Bëhet fjalë për fazën e sipërme të një rakete Falcon 9, e cila peshon mbi 4,000 kilogramë dhe ka përmasat e një ndërtese pesëkatëshe. Pas përmbushjes së misionit të saj, ky fragment mbeti në hapësirë dhe prej kohësh ka udhëtuar pa asnjë kontroll.
Fenomeni nuk do të jetë i perceptueshëm me sy të lirë nga Toka. Megjithatë, astronomët që kanë akses në teleskopë të fuqishëm mund të arrijnë të dallojnë një vezullim të shkurtër në sipërfaqen e Hënës në momentin e goditjes.
Zëdhënësi i NASA-s, Jimi Russel, deklaroi se agjencia do të vazhdojë të monitorojë zonën e impaktit për qëllime kërkimore, teksa theksoi se “Toka nuk rrezikohet”.
Ekspertët e NASA-s planifikojnë të grumbullojnë të dhëna hënore nga kjo ngjarje dhe të përmirësojnë metodat e gjurmimit të objekteve në hapësirë.
“Bëhet fjalë për një trup vërtet të madh që po përplaset me Hënën. Nuk paraqet absolutisht asnjë rrezik, ne mund ta shijojmë spektaklin,” u shpreh Dr. Matt Bothwell, astronom publik pranë Universitetit të Kembrixhit.
Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga…
Spitali modular në Kumanovë do të ripërdoret për nevojat e Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm…
Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…
Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…
Momente paniku në bordin e një avioni të kompanisë Ryanair që udhëtonte nga Barcelona drejt Venecias, pasi papritur u aktivizua…
Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës paraprake për Nikoll Radaçin, i akuzuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit…