Categories: Uncategorized

Sandër Lleshaj sulmon Ademin: Kryetare e harruar në zyrë! Justifiko pagën!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka cilësuar “të panevojshme” deklaratën e kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, për të cilën thotë se duhet të justifikojë rrogën që merr.

Lleshaj thotë se Ademi duhet të dalë të heqë lakrat e plehrat që kanë zënë trotuaret.

Të lidhura

None found

Ndërkohë thekson se situata në Shkodër është alarmante dhe qytetarët janë të ekspozuar frikshëm ndaj koronavirusit.

Deklarata e plotë e Sandër Lleshaj:

Kryebashkiakja e Shkodrës e lexoi jo pa vështirësi një deklaratë të panevojshme, për të shitur si politike, paaftësinë e saj për të bërë disa detyra bazike në shërbim të qytetarëve të saj. Shkodra sot nuk ka nevojë për politikë, por për pastërti dhe qytetari nga të gjithë.

Pazaret skandaloze, që ngjajnë me ato të Kandaharit, nuk i bëjnë as nder dhe as dobi kryeqendrës sonë të Veriut. Eleminimi i tyre kërkon vetëm pak vullnet, por në radhë të parë sy për të parë.

Edhe pse pa mandat, kryetarja e harruar në zyrë duhet të justifikojë të paktën pagën që megjithatë merr.

Situata në Shkodër është ulëritëse dhe qytetarët shkodranë janë frikshëm të ekspozuar ndaj rrezikut të epidemisë.

Zonja Ademi të dalë dhe të heqë lakrat, barishtet e plehrat gjithfarë që kanë zënë rrugët e trotuaret.

COVID-19 është sfida e përbashkët dhe rrugët e këtij armiku të padukshëm duhet të bllokohen edhe në Shkodër, ku dorëzimi i papranueshëm i pushtetit vendor duket alarmant! Ne duam bashkëpunim dhe bashkëveprim.

Ju lutem zonja Ademi mos humbni kohë me llafazanërira politike, por bëni punën tuaj dhe na thoni si mund t’ju ndihmojmë më shumë

të fundit

Gjashtë gra në listën e më të kërkuarve në Evropë: nga porosia për vrasje te mashtrimet me mallkime

Në listën “Europe’s Most Wanted” janë përfshirë gjashtë gra të kërkuara nga autoritetet e vendeve të ndryshme evropiane. Mes tyre…

3 minutes ago

LSDM: Karteli ballkanik po shpërbëhet, Mickoski po mbetet i vetëm

Ndërsa Mali i Zi po fillon kontrollet mbi lidhjet midis medias, telekomunikacionit dhe Alta Bank, në Maqedoni gjithçka është provuar…

3 minutes ago

Avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë shëndetësore, intubohet në Spitalin e Traumës

Avokati i njohur Saimir Vishaj, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe është i intubuar në Spitalin e Traumës.…

12 minutes ago

Michael Mann plagoset aksidentalisht në një poligon qitjeje në Los Angeles

Regjisori i njohur amerikan Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje në Los Angeles, të…

15 minutes ago

Zjarr në një depo të braktisur në Trieste, gjenden trupat e një burri dhe një gruaje

Dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu gjatë natës një…

21 minutes ago

Mickoski reacts to defeat in Brvenica: We stood alone against everyone

Kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, reagoi me një postim në Facebook pas humbjes së kandidatit të koalicionit "Maqedonia…

29 minutes ago