Categories: Uncategorized

Sandër Lleshaj i jep tender Agim Kajmakut (FOTO LAJM)

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kamjaku është në kërkim nga policia prej disa muajsh, megjithatë biznesi i tij familjar vijon të funksionojë normalisht.

Madje ky biznes fiton tenderë të prokuruara nga i njëjti institucion që supozohet se po kërkon ish-pronarin e tij.

Të lidhura

None found

Në buletinin e fundit të Agjencisë së Prokurorimeve Publike rezulton se kompania “Kajmaku sh.p.k” të ketë fituar një tender me vlerë pak më shumë se 5 milion lekë për mirëmbajtjen e luleve dhe hapësirave të gjelbërta në territorin e QSUT, raporton albeu.com.

Siç pasqyrohet edhe në ekstraktin e QKB-së, Kompania “Kajmaku sh.p.k” me nipt “K83725201G” është në pronësi të Merita Kajmakut, bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Ndërkohë, tenderi në fjalë është prokuroruar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme, ashtu siç është edhe Policia e Shtetit që ndjek Agim Kajmakun.

Ky i fundit ka hequr dorë nga biznesi duke ia kaluar bashkëshortes së tij të gjitha aksionet në 15 korrik të vitit të shkuar.

Agim Kajmaku u shkarkua fillimisht nga detyra për mos deklarim të dënimit duke shkelur ligjin për dekriminalizimin. Më pas u zbulua se ai kishte falsifikuar dokumentet duke ushtruar detyrën e kryebashkiakut të Vorës dhe pas shkarkimit.

Wshtë pikërisht kjo akuzë, për të cilën policia i është vënë pas ish-kryebashkiakut të Vorës, ndërkohë që bashkëshortja vijon të marrë fonde publike nga Ministria e Brendshme. /albeu.com

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

22 minutes ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

24 minutes ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

26 minutes ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

32 minutes ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

33 minutes ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

34 minutes ago