Mediat italiane informojnë se në Akademinë e Artit në Brera është arrestuar 46 vjeçari shqiptar Qani Kelolli nga Berati.
Prej një viti ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare i dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për trafik droge.
None found
I apasionuar pas artit ai ishte student i vitit të tretë në Akademinë e Breras.
U arrestua në ambientet e saj kur sapo kishte dhënë provimin e fundit para mbrojtjes së tezës.
46 vjeçari shqiptar ishte prezantuar në provim me një pasaportë të falsifikuar greke.
Në momentin e arrestimit tentoi të largohej duke ushtruar dhe rezistencë fizike ndaj skuadrës policore.
Ndaj tij rëndon tashmë dhe akuza e rezistencë ndaj forcave të rendit.
Qani Kelolli është dhe autori i një libri të publikuar në Itali e për mediat italiane avokati i tij shprehet se është një njeri me kulturë që po përpiqet të rehabilitohet./oranews
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…
Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…