“Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë maksimale dhe jo mashtrime elektorale!”
Presidenti Ilir Meta, duke ju referuar një deklarate të kryeministrit Edi Rama, se fondi i pagave të shtetit është 56,2 % më shumë krahasuar vitin 2006, ka publikuar disa të dhëna që tregojnë të kundërtën.
None found
Meta shkruan se fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave.
Postimi i plotë:
Pyetjes a janë rritur pagat, Kryeministri i përgjigjet me një krahasim të fondit të pagave, që në fillim të vitit 2021 krahasuar me vitin 2006, fondi i pagave pritet të kalojë nga 45.5 miliard lekë, në 71.1 miliard lekë ose një rritje 56%.
I kujtojmë se është një fatkeqësi që Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen.
Fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave.
Zoti Kryeministër, sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në sektorin shtetëror në vitin 2006 është 28822 lekë, ndërsa në vitin 2013 arrin në 52150 lekë ose një rritje prej 81% me një rritje vjetore mesatarisht 11.6%.
Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020 paga mesatare arrin në 63826 lekë ose një rritje krahasuar me vitin 2013, në 22%, me një rritje mesatare vjetore prej 3.1%.
Pra si shikohet pagat janë rritur mesatarisht për çdo vit 3.7 herë më shumë në periudhën 2006-2013, krahasuar me periudhën 2013-2020.
Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë maksimale dhe jo mashtrime elektorale!
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…