Categories: Uncategorized

Firmosi për shembjen e teatrit? Producentja nxjerr bllof bashkinë: S’është e vërtetë!

Ditën e sotme në faqen e Bashkisë Tiranë u publikua një peticion ku dhjetra artistë dhe njerëz të artit kishin firmosur pro një teatri në ri.

Një ndër emrat ishte edhe emri i producentes Kozeta Kurti.

Të lidhura

None found

Por vetëm pak orë më vonë, Kurti për mediat e ka mohuar të ketë firmosur në këtë peticion, duke hedhur dyshime të mëdha nëse vërtet edhe firmat e tjera janë reale.

“Unë qëndrimin tim, e kam dhënë në vitin 2018. Unë qëndrimin tim e kam dhënë në vitin 2018. Nuk ka firmosur askush për mua. Firmën e kam të pakopjueshme.

Jam për një teatër të ri, pa PPP. Jam për teatër të ti por jo për kulla. Vendimi im për firmosje apo jo, pasi të shoh projektin”- ka deklaruar Kurti.

Peticioni i plotë:

Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, detyrohemi sot të rimerremi me një debat të shterruar plotësisht, të cilin nga ana jonë e konsiderojmë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe të interesit të komunitetit tonë! Me anë të këtij peticioni publik, nuk duam të flasim më për nevojën e lashtë që komuniteti ynë ka për një Teatër të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, i cili duhet të ndërtohet pa asnjë diskutim në truallin e kompleksit ekzistues, sepse ai truall ka qenë, është dhe duhet të mbetet trualli material e shpirtëror i komunitetit tonë në breza.

Me këtë peticion ne kërkojmë që politika e të gjitha anëve, të mos na bëjë as ne, as projektin e Teatrit të ri Kombëtar, pjesë të lojës apo çorbës së saj. Ne Ju drejtohemi me kërkesën publike që të ndaloni menjëherë politizimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje!

Ne duam të ndajmë me Ju dhe publikun shqiptar, bindjen tonë se kushdo që do të përpiqet ta përdorë më tej emrin dhe skenën e Teatrit Kombëtar për teatro të natyrave të ndryshme, pa asnjë lidhje me teatrin tonë, nuk do as të mirën e kulturës shqiptare, as të mirën e Teatrit Kombëtar dhe as të mirën tonë jo dhe jo!

Ju lutemi na mirëkuptoni, por durimi ynë ka sosur dhe nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë!

Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës, që nuk mund të vazhdojë të ndjekë edhe për 50 vjet të tjera teatrin politik me Teatrin Kombëtar, në vend të shfaqjeve tona.

Ndaj, të nderuar zotërinj, kërkojmë nga Ju të mos përziheni më me nevojën urgjente që ka komuniteti ynë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar! Sepse boll dekada janë djegur duke pritur që të merreni vesh Ju me njëri-tjetrin për zgjidhjen e këtij halli jetik për ne. Keni boll punë të tjera edhe më të mëdha, prandaj me konsideratën më të lartë, ne Ju kërkojmë të mos kërkoni tek Teatri Kombëtar as punë dhe as masha për këtë punë!

Kryeministri Rama le të merret me Armikun e Padukshëm, Lulzim Basha le të merret me Ramën, Presidenti Meta le të merret me Kushtetutën, ndërsa ne të mos merremi më nëpër këmbë me ose pa dashjen Tuaj!

Sa për ata pak kolegë dhe “kolegë” që mendojnë se kanë marrë përsipër të mbrojnë godinën, shumicën e të cilëve nuk i njohim kush janë apo disa i kemi edhe miq (pavarësisht se nuk e gjejmë dot mbi çfarë karriere skenike kanë monopolizuar dhe devijuar totalisht kauzën tonë), ne kemi lutjen publike që të ndahen nga politikanët! Sepse Teatri Kombëtar nuk është “Astiri” dhe skena kombëtare nuk është “tokë e xanun”!

Historia e Teatrit Kombëtar nuk shkruhet tek dera e godinës, po në qendër të skenës!

Duke ju uruar suksese në punën Tuaj dhe shëndet në familjet Tuaja, urojmë që të mos e konsideroni këtë thirrje publike si një letër më shumë pa përgjigje.

Me respekt,

Robert Ndrenika

Luftar Paja

Viktor Zhusti

Artan Imami

Spiro Duni

Leka Bungo

Altin Basha

Arben Derhemi

Pellumb Kulla

Arben Kumbaro

Marjana Kondi

Zamira Kita

Helidon Fino

Ema Andrea

Hervin Culi

Luli Hoxha

Laert Vasili

Salsano Rrapi

Gazmend Paja

Lulzim Zeqja

Genc Shkodrani

Gjergj Mena

Sonila Kapidani

Iliriana Basha

Marin Orhanasi

Iliriana Basha

Bajram Dosti

Ledio Lako

Jonida Beqo

Josif Sina

Aleksander Grami

Eriola Kakeli

Erblin Bajko

Edvin Mustafa

Laejda Hajdari

Jorkë Brokaj

Jaho Guma

Roland Saro

Edmond Rrapi

Kozeta Kurti

Kristo Cala

Albana Perhati

Dervish Biba

Armela Demaj

Algiona Aga

Alex Seitaj

Genti Deçka

Donald Shehu

Klesta Shero

Roerd Toçe

Amri Hasanlliu

Andon Koço

Laid Ymeri

Besart Cani

Afrim Agalliu

Artan Islami

Margent Caushi

Agron Hamo

Artur Dhamo.

të fundit

17 gola në pesë takime: Partizani B fiton thellë në transfertë, Vllaznia B triumfon në shtëpi

Kategoria e DyteDitën e sotme prej orës 13:30, janë luajtur 5 ndeshje të Kategorisë së Dytë, Grupi A, java e…

1 minute ago

Brvenica, runoff turnout reaches 40.49 percent by 3 p.m.

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…

7 minutes ago

Ministry of Health: Seasonal flu vaccine available to everyone eligible for vaccination

Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…

7 minutes ago

Pesë adoleshentë plagosen rëndë nga sulmi me thikë në një festë Halloween-i në Angli

Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…

7 minutes ago

Details emerge in Kosovo tragedy / Father of 27-year-old and infant found dead arrested

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…

7 minutes ago

26-year-old who killed Spartak Dervishi arrested in Greece after six years on the run (NAME)

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

7 minutes ago