Categories: Uncategorized

Rindërtohet skena e ekzekutimit të biznesmenit në Tiranë: Nga ndjekja deri tek breshëria

Rindërtohet grafikisht skemën e ekzekutimit mafioz të Hekuran Billës. Në duart e policisë janë dhjetëra kamera sigurie, ndërsa për vrasjen e 40-vjeçarit janë ngritur disa pista, mes tyre dhe ajo e hakmarrjes.

Këto janë kamerat e sigurisë që kanë fiksuar momentin e ekzekutimit të Hekuran Billës para një qendre tregtare në zonën e ‘Komunës së Parisit’.

Të lidhura

None found

Në vendngjarje kanë mbetur ende disa shenja pas atentatit, i cili u regjistrua në orën 21 e 57 minuta të së enjtes.

Në bazë të pamjeve filmike autorët kanë qenë në ndjekje të BMW X6 të bardhë me të cilën lëvizte viktima dhe sapo ai po ndalonte pranë hyrjes së një qendre tregtare, ata janë afruar dhe nga xhami i pasmë i mjetit të tyre u qëllua me breshëri.

Sipas informacioneve, autorët janë përplasur me një mjet tjetër që iu zuri rrugën dhe janë detyruar të lëvizin mbrapsht, për të ndjekur më pas rrugën drejt Unazës së Madhe, e më tej drejt fshatit Pezë, aty ku dogjën edhe automjetin së bashku me armën automatike të krimit.

Nga breshëritë e plumbave Hekuran Billa mori plagë në kokë dhe në trup, duke ndërruar jetë menjëherë.

Hekuran Billa jetonte në fshatin Domje, ndërsa në zonën e Komunës së Parisit kishte takuar disa miq të tij, por edhe të motrën. Motivet e ekzekutimit janë ende të paqarta, por dyshimi kryesor për hetuesit mbetet hakmarrja për shkak të së kaluarës së tij.

Kohët e fundit 40-vjeçari kishte hapur edhe një biznes të tijin në Tiranë për dhënien e makinave me qira. Policia nuk ka shumë prova apo të dhëna për vrasësit, ndërsa automjeti dhe targat e përdorura në ekzekutimin mafioz kanë rezultuar të vjedhura./euronews

të fundit

Trump njofton bisedime në Doha, Teherani i mohon: Ndoshta janë të rëndësishme, ndoshta jo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

6 minutes ago

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

12 minutes ago

Si pritet të jetë moti sot, më 30 Qershor 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, por pa përjashtuar…

14 minutes ago

Ibrahimovic vlerëson Japoninë pas humbjes dramatike ndaj Brazilit: Meritonin më tepër

Brazili siguroi një vend në 1/8 e finales në Kupën e Botës pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj Japonisë, me…

26 minutes ago

Neuer rrëfen heshtjen në dhomat e zhveshjes pas daljes tronditëse dhe konfirmon largimin nga kombëtarja

Një zhgënjim i madh mbretëroi në kampin e Gjermanisë pas eliminimit nga Kupa e Botës. "Pancerët" u mposhtën nga Paraguai…

43 minutes ago

Maroku barazon në fund, fiton me penallti ndaj Holandës dhe kalon në 1/8 e finales

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

49 minutes ago