Categories: Uncategorized

Rama sulmon ashpër Metën me akuzën e rëndë: Këtë veprim nuk e ka bërë as Saliu!

“Viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga I pari I vendit nuk ka. Lista të hapura që ushtrojnë presion mbi komunitetet për tu turrur si cakenj nëpër zona, ti harroni ju, ti harrojë kushdo tjetër, ti harrojë dhe Ilir Meta…”

Kryeministri Rama ka reaguar i irrituar ndaj retorikës së presidentit Meta, duke thënë se ai nuk ka kapacitetin e duhur moral dhe mendor dhe se sot do të rrëzohet një shpikje e kartelit të partive kur votat i merr dikush dhe i përfiton dikush tjetër.

Të lidhura

None found

Ai vazhdoi më tej duke hedhur supozimet se Meta, ka kontakte me të kërkuarit e OFL-së dhe pastaj flet në emër të kushtetutës me një gjuhë që i shkon vetëm emrave të OFL-së.

Pjesë nga fjalimi i Ramës në Kuvend:

Degjova një zonjë që fliste këtu me një gjuhë që një nënë nuk mund ta ketë, një grua nuk mund ta ketë, një parlamentare nuk mund ta ketë…

Po s’ka faj, kur këtë e bën edhe Presidenti I republikës që nuk ka kapacitetin moral dhe mendor…nuk ka president në botë, nuk më kujtohet ta ketë bërë Saliu që të përdore një fjalor vulgar, shantazhues dhe depresiv për kundërshtarët.

Ndaj nuk I vë faj as zonjës, që e kanë bërë fjalën krim zëvendësuese të fjalës edukatë, që e kan bërë fjalën drigë zëvendësuesen e fjalës ushqim dhe që kanë bërë llumin e komunikimit, standart në këtë parlament.

Ca kërkoni nga ne? Ca e dini PS? Shërbëtoren tuaj? Apo shërbëtoren e atyre që janë jashtë? Ne jemi këtu për ti shërbyer atyre që na kanë zgjedhur dhe për ti shërbyer këtij vendi që e udhëheqim dhe do të vazhdojmë ta udhëheqim. Dhe e dini pse e udhëheqim? Sepse ky popull nuk është budalla. Dhe cdo individ që flet në emër të popullit dhe që derdh këtë gjuhë, është I destinuar të dështojë. Duhet të kaperceni një hendek të madh ju për të marrë vota. Nuk merrni vota ju as me lista të mbyllura, as me lista të hapura e as me lista të shqyera. Ju nuk keni shanc të konkuroni PS. Listat janë të hapura dhe listat…

Ne sot do të rrëzojmë një shpikje, të kartelit të partive, ku votat i merr dikush dhe i përfiton dikush tjetër. Por patjetër që për tu zgjedhur duhen marrë disa vota. Dhe patjetër, që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD. Nuk është as një furgon i shpikur kap ca të kapësh, nuk është as një treg mallrash si kartelet e koalicioneve të PD. PS ka të drejtën të rendisë në listë gjithë skuadrën e vet, nga portiere deri te sulmuesi, bashkë me rezervat. Dhe cdo rezervë që merr votat futet në fushë.

Viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga I pari I vendit nuk ka. Lista të hapura që ushtrojnë presion mbi komunitetet për tu turrur si cakenj nëpër zona, ti harroni ju, ti harrojë kushdo tjetër, ti harrojë dhe Ilir Meta. Ilir Meta që del e flet në emër të kushtetutës, shqiptarëve, një gjuhë që mbase I shkon me viktimat e OFL-së, por nuk I shkon me deputetet e PS dhe popullin shqiptar.

Partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri dhe për ta bërë atë degë të thesarit të atij që ka vulën. Kjo është e vërteta.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

4 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

4 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

4 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

5 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

5 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

6 hours ago