Kryeministri Rama është ndaluar në një pjesë të fjalimit të tij tek thirrja e Presidentit Meta për protestën e 2 marsit, e cila korrespondon me datën e Besëlidhjes së Lezhës.
Duke akuzuar Metën, Rama tha se qytetarët presin arrestimin e politikanëve të lartë, siç është për shembull, por se qeveria nuk bën arrestime, thjesht mundësonë ngritjen e një sistemi drejtësie funksional.
None found
“Unë e kuptoj që populli vendosjen e drejtësisë e lidhin me ata të Besëlidhjes (Meta sh.r) dhe thonë se nëse nu lidhen ata nuk ka drejtësi. Por ne nuk bëjmë këtë, ne mundësojmjë ngritjen e një sistemi funksional. Kemi ngritur SPAK-un. KU ti cobnim tjetër këto pronat e OFL? Gjykatat kanë liruar 28 kriminelë. Nuk e luftonim dot krimin me këtë sistem gjyqësor”, tha Rama.
Duke vijuar me protestën, kryeministri tha se e di që njerëzit nuk presin Besëlidhjen e dytë të Lezhës me dy mars.
“Njerëzit po presin Besëlidhjen e Lezhës në datën 2 Mars. Mendoni se njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiq të Reformës në Drejtësi.
Nuk i shohin njerëzit fare këto. Njerëzit shohin nga ne. Ne duhet të shohim përtejë dhe duhet të shohim shumë përtej atyre që jemi mësuar të fitojmë. Nesër do kërkohet shumë më tepër.
Nuk duam të merrem fare me katandisjen e konkurrentëve. Ne duhet të kuptojmë sot se ky boshi është armik i rreziksshëm”, u shpreh gjithashtu Rama.
Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…