Categories: Uncategorized

Rama në kërkim të mandatit të tretë: Shqiptarët nuk kanë një alterantivë më të mirë se mua

Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar se tashmë po punojnë për një mandat të tretë.

Rama theksoi se është i gatshëm tu provojë shqiptarëve se ka shumë ambicie për të bërë më tepër për vendin dhe se sipas tij nuk kanë një alternativë më të mirë.

Të lidhura

None found

Fjala e Ramës

Këtu jemi mbledhur që t’ju ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejtë. Të cilin dua që ta nisim për ta kryer në javët e ardhshme.

Si do ta kurorëzojmë këtë mandat me bindje për të tretën herë radhazi, për herë të parë në Shqipërinë pluraliste. Po e nis nga vetja, se çfarë duhet të bëj më shumë dhe më mirë këtë sezon për merituar respektin e atyre që më besuan të bindur për të drejtuar shtëpinë.

Shqiptarët e kanë të qartë që nuk e kanë sot për sot një kryeministër më të mirë, por a jam unë kryeministri më i mirë që unë mund të jem për ta. Po ju a jeni deputetët më të mirë? A është kjo që kemi deri më sot secili prej nesh më e mira që ne mund të bëjmë për to.

Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa mua dhe sa ju që na vunë në krye të vendit tre vite më parë. Shumica e tyre nuk e diskutojnë. Por kjo sot nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk u mjafton. PS mund të bëjë në krye të vendit më shumë sesa kaq që kemi bërë deri këtu. Përgjigja është po! Dhe patjetër përderisa unë jam këtu dhe kam ndërmend të kërkoj një mandat tjetër, mund të bëj më shumë akoma. Ndryshe nuk do të kisha arsyen themelore që kam për të vazhduar më tutje. Secili prej jush mund ta mendoje dhe ta thojë këtë.

Unë jam i gatshëm t’ua provoj shqiptarëve se kam në fakt edhe më të madhe dëshirë ambicien për të bërë më shumë për ta dhe uroj që dhe ju të jeni të gatshëm. Me timen kam bërë gjithçka kam mundur dhe jo gjithçka kam dashur.

të fundit

Prokuroria kërkon paraburgim për katër të dyshuar pas të shtënave në një dasmë në Dobërdoll

Pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka nisur procedurë kundër…

3 minutes ago

Protesta hyn në ditën e 65-të, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe kërkojnë largimin e Ramës

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot bëhen 65 ditë nga lëvizja qytetare ndërsa kërkohet largimi i kryeministrit…

13 minutes ago

Tre automjete përplasen në aksin Peqin–Elbasan, bllokohet trafiku

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan, në afërsi të fshatit Murras. Sipas informacioneve…

14 minutes ago

Ibër-Lepenci rrit të hyrat gjatë gjysmës së parë të vitit 2026

Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” ka realizuar 6.85 milionë euro të hyra gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar…

17 minutes ago

Ilir Daja paralajmëron Dinamon para transfertës me Audan: Sfida është e vështirë, por kualifikimi i mundur

Ilir DajaNë prag të përballjes Auda – Dinamo, ka folur për mediat trajneri i kryeqytetasve Ilir Daja [...]Read More...

24 minutes ago

Interi përfshin Kristjan Asllanin në ofertën për transferimin e Moussa Diaby nga Al-Ittihad

Interi ka bërë një lëvizje për transferimin e sulmuesit francez Moussa Diaby nga Al-Ittihad, duke përfshirë në ofertën e tij…

25 minutes ago