Categories: Uncategorized

Rama nuk tundet nga vendimi për Teatrin: Mezi pres të shembet

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit online me gazetarët është pyetur në lidhje me kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës ndërsa presidenti është shprehur se do ketë një padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje.

Rama tha se prej më shumë se 20 vjetësh është shprehur për shembjen e asaj godine dhe nuk është tërhequr nga ky qëndrim, ndërsa pohoi se mezi pret ndërtimin e godinës së re duke shtuar se një pakicë nuk mund të ndikojë në vendimet e shumicës.

Të lidhura

None found

Pyetje: Zoti Rama, çfarë do të ndodh me godinën e Teatrit Kombëtar? Do të vijojë mazhoranca betejën për ta shembur? Ndërkohë që Presidenti Meta ka paralajmëruar padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk do të ketë reflektim nga mazhoranca?

Rama: Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tanimë nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për një hap mbrapa. Sepse jam i pari që e kam thënë që në vitin e largët, 1998, që jam shprehur se Shqipëria duhet të ketë një Teatër Kombëtar të denjë për atë emër. Mezi pres të shoh Teatrin e ri Kombëtar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë kundërshtinë e tyre, por në fund vendos shumica, ne jemi shumica, e kemi marrë këtë vendim dhe nuk e shoh se si pakica të caktuara mund të ndikojnë në vendimmarrje lidhur me kompetenca të mandatuara me kushtetutë.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

2 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

2 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

4 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

4 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

4 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

5 hours ago