Categories: kosovë

Deputeti Kraki ngre zërin në Bruksel për standarde të njëjta në rrugën evropiane të Kosovës

Në Bruksel, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kërkuar që Kosova të mos mbetet pas në procesin e integrimit evropian dhe të trajtohet me të njëjtat standarde si vendet e tjera.

Gjatë sesionit të 38-të të Asamblesë Rajonale të Frankofonisë (APF), ku ai drejtonte delegacionin kosovar, Kraki vuri në qendër të diskutimit çështjen e rrugës evropiane të vendit dhe nevojën për njohjen e pavarësisë së tij.

Të lidhura

None found

Ai u drejtoi një apel shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke nënvizuar se vendi e meriton vendin e tij në Evropë, veçanërisht nëse kontinenti synon të mbrojë vlerat dhe sigurinë e përbashkët.

Në fjalën e tij, Kraki ngriti pyetjen pse Evropa nuk po zbaton një standard të vetëm në procesin e integrimit dhe kërkoi që edhe Kosovës t’i aplikohen kriteret gjeopolitike të kontekstit evropian të sigurisë, duke theksuar se kërcënimet me të cilat përballet vendi janë të njëjta me ato të Ukrainës apo Moldavisë.

Në sesion ishte i pranishëm edhe Elio Di Ruppo, ish-kryeministër i Belgjikës dhe aktualisht eurodeputet. Sipas Krakit, Di Ruppo shprehu shpresën për një qasje të re nga pushteti i ri në Serbi, pasi marrëdhënia me Beogradin po e pengon integrimin e Kosovës.

Lidhur me mos-njohjet, Di Ruppo tha se secili vend ka problemet e veta të brendshme dhe se ai nuk ishte në pozitë t’u tregonte atyre se çfarë të bëjnë. Kraki e cilësoi këtë qëndrim si “fiks evropian”, domethënë shtyrje kohe pa guxim për të zgjidhur probleme reale.

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (APF) u themelua në vitin 1967 dhe sot përfshin 100 delegacione nga parlamente kombëtare e rajonale. Kosova është anëtare e asociuar në këtë organizëm që nga viti 2022.

të fundit

Një “mini-hënë” po sillet rreth Tokës – çfarë pritet në dhjetor

Toka ka aktualisht një shoqërues të përkohshëm në hapësirë. Një asteroid i vogël, me diametër rreth dy metra, është kapur…

4 minutes ago

VIDEO/ Gabriel Kulla realizon nga mesi i fushës te Sassuolo, talenti i Shqipërisë shkëlqen sërish

Gabriel KullaGabriel Kulla nuk ka të ndalur [...]Read More...

11 minutes ago

Desire Doue lëndohet rëndë ndaj Nice, largohet me barrelë mes dhimbjesh

Paris Saint-Germaini ka marrë një lajm të keq në ndeshjen si mysafir ndaj Nice, pasi sulmuesi anësor Desire Doue është…

17 minutes ago

Prokuroria e Manastirit ngre aktakuzë për dhunë ndaj partneres

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje.…

18 minutes ago

Mickoski paralajmëron dimër të vështirë dhe çmime të larta në bursë për energjinë elektrike dhe derivatet

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se bota po përballet me krizën më të madhe energjetike në histori, ndërsa shpreh shqetësimin se…

19 minutes ago

Paloka on Rama-Veliaj clash: prime minister sends people to prison; whoever wants to protect himself should become a justice collaborator; Veliaj knows a lot

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…

22 minutes ago