Categories: Uncategorized

Rama i qetë si rrallëherë: Jetët nuk kthehen! Ftoj Bashën të bashkohemi kundër luftës

“Kurrë nuk është vonë, thirrja ime për opozitën dhe drejtuesin e saj është të bashkohemi në të dyja frontet. Le të bëhemi njëherë shqiptarë, pa asnjë shtesë politike…”

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur para prezantimit të paketës së zgjeruar të mbështetjes në kushtet e emergjencës së koronavirusit, tha se askush nuk e ka një zgjidhje për gjithçka, as kur është fundi, por sipas tij halli i halleve është mbrojtja e jetës në familjet tona.

Të lidhura

None found

Kreu i qeverisë shtoi se tashmë rreziku më i madh jemi vetë ne tani, më shumë se armiku që po luftojmë duke thënë se “Jemi rrezik potencial i vetvetes”.

Ai shtoi se kurba e infeksionit po mbahet nën kontroll më mirë se në shumë vende dhe se po mundohet të mos dëgjoj “sirenën” e atyre që kërkojnë hapjen.

“Liritë do të kthehen sapo ta fitojmë këtë luftë, ekonomia do të ngrihet, por të vdekurit nuk i ngjallim dot. Askush nuk do të mbetet vetëm në këtë luftë. Duhet dhe do bëjmë çmos që askujt mos ti mungojë ndihma e domosdoshme, se ja ku jemi sot, lufta vazhdon dhe nuk dihet sa do zgjasë”, u shpreh Rama.

Ai shprehu keqardhje që opozita nuk është bashkuar në vijën e frontit për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve dhe për rezistencën ekonomike.

Rama deklaroi se i ka kërkuar Lulzim Bashës që të bashkojnë forcat e ekspertëve, qoftë në vijën e zjarrit, qoftë në vijën mbrojtëse dhe se tani takimet dhe bisedat online janë bërë të zakonshme.

Sipas tij, partia që duhet të fitojë është vetëm Shqipëria dhe për këtë shprehu keqardhje se nuk janë prishur radhët e partive, “Kurrë nuk është vonë, thirrja ime për opozitën dhe drejtuesin e saj është të bashkohemi në të dyja frontet. Le të bëhemi njëherë shqiptarë, pa asnjë shtesë politike”.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

6 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago