shqiperi

Rama në Kukës: Njerëzit zgjedhin ofertën më të mirë dhe ne duhet të bëjmë tonën

Kryeministri Edi Rama tha nga Kukësi se probabiliteti që partia e tij të humbë zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, është i ulët. Rama gjithashtu shtoi se njerëzit kanë filluar të kuptojnë se duhet parë se çfarë ofertash ka në këtë garë dhe se ata zgjedhin ofertën më të mirë, në këtë kontekst sipas ti, socialistët duhet të bëjnë punën e tyre.

“Nëse e shohim funksionimin e drejtësisë në tërësi, që funksionon për të gjithë qytetarët, ka shumë probleme akoma. Po kështu dhe pozicioni i Shqipërisë ndërkombëtarisht nuk është se mund të themi është i konsoliduar. Të gjitha këto mund të kthehen mbrapa, jo se nuk mund të mos fitojmë zgjedhje, sepse ky është një probabilitet i ulët, por mund të kthehen mbrapa nëse nuk jemi vazhdimisht të gatshëm për të përmirësuar mënyrën sesi ne qeverisim. Çdo skuadër, sado e madhe të jetë, kur fiton një trofe, të nesërmen fillon stërvitjen, për tu përmirësuar, sepse e nesërmja është një rifillim nga e para dhe këtë sens PS ka ditur të rifillojë herë pas here duke mbledhur eksperiencën, duke konsoliduar pjesë të organizimit të vetë që funksionojnë dhe duke kërkuar të transplantojë pjesë të organizmit që kanë nevojë për rigjenerim.

Të lidhura

None found

Kjo kohë sot ka ndryshuar shumë dhe mënyrën sesi funksionin individi. I gjithë ky territor ka qenë një arenë ku PS në të shumtën e rasteve ka qenë e humbur, ndërsa sot njerëzit kanë kuptuar se kjo nuk është çështje tifollziku. Kanë filluar të kuptojnë se duhet parë se çfarë ofertash ka në këtë garë. Njerëzit zgjedhin ofertën më të mirë dhe ne duhet të bëjmë tonën. Ne nuk duhet t’i shohim njerëzit me sytë e të kaluarës, të gjithë kanë të drejtë të ndryshojnë dhe të bëhen pjesë e jona nëse duan. Duhet të fuqizojmë PS që të fuqizojmë Shqipërinë. Ne kemi një të ardhme të ndritur sepse Zoti e ka qëndis këtë vend, e ka bërë ditën e diel kur ka qenë pushim dhe është marrë me këtë vend ku në pak kilometra katror ka fu cdo gjë, dy dete, gjithë ato lumenj e liqene, lugina, kodra e male në pak distancë. Historia nuk na e ka bërë të mundur të zhvillohemi si Zvicra e Austria, por sot jemi në një kohë ku mund të bëjmë shumë vetë”, tha Rama.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago