Categories: Uncategorized

Rama: Gati të ulem me Metën dhe Bashën

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur në Ditën e Europës, më ambasadorin e BE Luigi Soreca u shpreh se me këtë Pandemi ekonomia e vendit ka marrë një goditje të jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se qeveria është në proces intensiv pune.

Gjithashtu kryeministri Rama tha se Ambasadori Zef Mazi do të jetë kryenegociatori i cili së bashku me një grup të përzgjedhurish do të jetë regjia për betejën e negociatave për të çuar procesin me shpejtësi përpara. Kryeministri theksoi se është gati të ulet në tavolinë me kundërshtarët politikë, duke shtuar: “Tangoja apo vallja e shpateve, nuk kërcehet vetëm. Dhe unë jam gati për gjithçka”, tha Rama.

Të lidhura

None found

Pjesë nga fjala e kryeministrit

“Jemi këtu për të dhënë mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, ku të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE. Është edhe momenti për ta thanë edhe emrin e kryenegociatorit edhe pse nuk hezituar të kritikojë qeverinë tonë , Ambasadori Zef Mazi. Me një grup të përzgjedhurish do të jetë regjia për betejën e negociatave për të çuar procesin me shpejtësi përpara”, u shpreh Rama.

“Rindërtimi është një plan me qindra dhe mijëra detaje dhe për këtë duhet durim edhe pse nga qytetarët kjo mund të jetë e vështirë. Objektivi ynë për të kthyer në shtëpi individuale të gjithë ata që humbën shtëpinë , brenda këtij viti mbetet objektivi ynë. Nuk mund ti bëjmë të gjitha, por do të vazhdojmë pa pushim. Edhe për ekonominë kemi bërë një punë të shkëlqyer edhe pse jemi të rrezikuar nga injoranca që mendon se virusi është komplot ndërkombëtar.

Ne duhet të shmangim rimbylljen nga papërgjegjshmëria dhe nga injoranca. 99.99% e popullit shqiptar janë treguar dhe po tregohen fantastik, por mjaftojnë shumë pak për të hedhur poshtë punën e bërë deri më tani. Paratë e vënë në dispozicion nga BE sapo kanë nisur të rimbursohen dhe nuk janë para që vijnë me valixhe. Janë fonde që ndiqen dhe monitorohen nga vetë BE.

Jemi të vullnteshëm për tu ulur në tryezë me Presidentin e Republikës, me kryetarin e Opozitës. Jemi këtu për të dhënë mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, ku të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE. Është edhe momenti për ta thanë edhe emrin e kryenegociatorit edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë qeverinë tonë , Ambasadori Zef Mazi. Me një grup të përzgjedhurish do të jetë regjia për betejën e negociatave për të çuar procesin me shpejtësi përpara”, tha Rama.

të fundit

Hoxha: Këtë herë janë shtuar gjasat për formimin e një shumice më të qëndrueshme

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se këtë herë ekzistojnë më shumë shanse për krijimin e një shumice më stabile…

28 minutes ago

Belgium issues visas to Taliban delegation for EU migration talks

Belgjika i ka lëshuar viza një delegacioni taleban për të marrë pjesë në një takim për migracionin në Bruksel, duke…

34 minutes ago

Punch-up erupts in Vlora, police escort several citizens to the station

Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në…

34 minutes ago

Horoskopi 23 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë…

35 minutes ago

Kepi i Gjelbër po habit në Kupën e Botës 2026: më pak vlerë se çdo skuadër e La Ligës, por mes surprizave më të mëdha

Një nga historitë më të bukura të Kupës së Botës 2026 vazhdon të jetë ajo e Kepit të Gjelbër. Përfaqësuesja…

40 minutes ago

Gjyshja 100-vjeçare që preku botën me brohoritjet për Messin në mbrëmjen historike të Argjentinës

Fitorja 2-0 e Argjentinës ndaj Austrisë në Kupën e Botës 2026 nuk solli vetëm një tjetër rekord historik për Lionel…

41 minutes ago