Categories: Uncategorized

Rama: Anti-KÇK-ja sprovë për SPAK-un, do ua bëjmë atdheun ferr kriminelëve

ME miratimin e paketës anti KCCK, kreministri Rama është shprehur se ky është një moment i vecantë që do të shënojë një nivel të ri, jo vetëm të përballjes me krimin, por edhe të autoritetit dhe të respektit të publikut të policisë së shtetit dhe vetë shtetit.

Rama shprehet se në një kohë ekstreme, kërkon masa ekstreme dhe kur jemi bërë gati për një përballje ekstreme me krimin e organizuar dhe kur është ekstreme koha për t’i dhënë një përgjigje dërrrmuese, jo vetëm krimit, por edhe të gjithë atyre ushqejnë mosbesimin te angazhimi ynë për të luftuar deri në fund.

Të lidhura

None found

Pjesë nga fjala e Ramës
Mund të thuhen plotë gjëra në një analizë të gjatë për policinë dhe për të gjithë përpjekjen tonë të këtyre viteve.

Nuk mund të kritikohemi kurrë për ndërmarrjen e reformave, që nuk u imagjinuan për dekada dhe për t’i cuar përpara punët në një terren të vështirë. Jemi këtu për të përshëndetur OFL-në dhe për ta nxitur edhe uruar që të ketë sukses në një mision që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe që fillon nesër.

Nesër dmth, nesër ditën e hënë dhe jo në të ardhmen. Ne i kemi në dispozicion një instrument jashtëzakonisht të fortë në duart e shtetit në duart e policisë dhe OFL-së, ligji special për marrjen e të gjitha masave të nevojshme pasurore ndaj atyre që në 30 vite janë dënuar apo akuzuar për krim të organizuar terrorizëm, krime të rënda dhe sot ne kemi një garanci më shumë SPAK-un.

SPAK-u tanimë është formuar dhe kjo është sprova e parë për vetë SPAK-un dhe duke pasur një besim absolut te ata që janë bërthama e këtij institucioni të sapo lindur por të përgatitur për një kohë të gjatë, si ai i vettingut, kam shumë besim se jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe kemi forcat e duhura për një ndryshim historik.

Duhet t’ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve. Nuk mund të jetë sheshi i ndërtimit për vilat dhe bizneset e tyre, që nuk burojnë nga puna, por edhe nga gjaku i komisarëve dhe policëve të vrarë në 30 vite. Nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në club-e apo hapësira publike, duhet të jetë ferri i tyre.

të fundit

Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës

Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.…

12 minutes ago

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës (EMRI)

Një 35-vjeçar nga Kurbini, është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

25 minutes ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

41 minutes ago

Aksion kundër trafikut të armëve, momenti kur i dyshuari rrethohet dhe i vihen prangat (VIDEO)

Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…

43 minutes ago

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…

58 minutes ago

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë/ Ministri Blendi Gonxhja prezanton skemën e re: Ja sa do të jetë mbështetja financiare dhe kush përfiton

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…

1 hour ago