Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka përcjellë një mesazh urimi kreut te Keshillit Europian, me rastin e Dites se Evropes.
Ne letren e derguar Charles Michel, presidenti shqiptar Meta shkruan se Shqiperia eshte shume mirënjohëse për ndihmën e menjëhershme që iu dha pas tërmetit të nëntorit të vitit të shkuar, për përgjigjen e integruar ndaj pandemisë si dhe për vendimin inkurajues të Këshillit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
None found
“Jam i inkurajuar gjithashtu edhe nga përfundimet e Samitit të Zagrebit, që ritheksuan perspektivën evropiane të rajonit tonë si dhe domosdoshmërinë për të pasur një proces të pakthyeshëm pranimi, të mbështetur mbi vlerat e përbashkëta evropiane”- shkruan Meta.
Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta juve, si dhe të gjithë qytetarët evropianë në Ditën e Evropës!
Muajt dhe javët e fundit kanë qenë një vitrinë e vërtetë e solidaritetit, mbështetjes dhe inkurajimit evropian ndaj Shqipërisë.
Unë dhe bashkëqytetarët e mi jemi mirënjohës për ndihmën e menjëhershme që na dhatë pas tërmetit të nëntorit të vitit të shkuar, për përgjigjen e integruar ndaj pandemisë si dhe për vendimin inkurajues të Këshillit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
Jam i inkurajuar gjithashtu edhe nga përfundimet e Samitit të Zagrebit, që ritheksuan perspektivën evropiane të rajonit tonë si dhe domosdoshmërinë për të pasur një proces të pakthyeshëm pranimi, të mbështetur mbi vlerat e përbashkëta evropiane.
Do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për të favorizuar një zbatim të mirëfilltë të reformave, veçanërisht në drejtim të ndërtimit të një demokracie funksionale dhe të mbizotërimit të sundimit të ligjit, plotësisht në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore,sipas standardeve më të mira evropiane.
Këto kohë sprovuese vërtetuan edhe një herë se bëhemi edhe më të fortë, vetëm duke qenë të bashkuar.
Zoti President, Gëzuar Ditën e Evropës!
Sinqerisht,
Ilir Meta
Dy deputetet e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla dhe Evis Kushi kanë reaguar vetëm pak orë pasi mijëra protestues nga Shqipëria…
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga VLEN nuk ka as bazë politike, as institucionale të lavdërohet me Koridorin 8 thonë…
Qytetarët në Tiranë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, ku pas fjalimeve të aktivistëve kanë vendosur të nisin…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se VLEN-i nuk pyetet për asgjë dhe se nuk e dinë se…
Kanë nisur sërish në Novi Sad, për të rikujtuar 16 viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor dhe për mbajtjen e…
Sipas përditësimit më të fundit nga autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos, numri i të infektuarve të konfirmuar me…