Një avokat i shtetasit turk Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.
“Për një akt dëbimi, që ndërmerret ndaj një shtetasi të huaj, jepet një urdhër dëbimi. Ky urdhër shoqërohet me një afat për t’u larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë. Më pas personi mund ta kundërshtojë këtë akt në gjykatën administrative, ndaj është gjykata që e vendos nëse urdhëri është i ligjshëm apo i paligjshëm” – tha avokati Alban Bengasi.
Harun Çelik, 42 vjeç, mësohet se ishte mësues, pjesëtar i lëvizjes Gulen në Turqi, i cili në përpjekje për t’iu larguar kërcënimeve nga Turqia, u kap në aeroportin e Rinasit me dokumente false duke udhëtuar drejt Kanadasë. Zoti Çelik shleu disa muaj dënim në paraburgim.
Avokati Bengasi tha se “Harun Çelik u ka kërkuar zyrtarëve azil politik por kjo i është refuzuar nga autoritetet e policisë së burgjeve.”
Zëdhënësi i policisë, Gent Mullaj, tha për “Zërin e Amerikës” se “ky shtetas ishte i dënuar dhe të mërkurën doli nga burgu… Në bazë të ligjit për të huaj, janë bërë procedurat ligjore për largim nga Shqipëria”.
Pyetjes së “Zërit të Amerikës” nëse Harun Çelik kishte kërkuar strehim e mbrojtje nga Shqipëria si një veprimtar politik i rrezikuar në atdheun e tij në Turqi zëdhënësi iu përgjigj se “nuk kishte informacion tjetër”./voa
Është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur shkodran, Edmond Mëhilli. “Me hidhërim të thellë…
Stuhitë kanë goditur rëndë nga Mbretëria e Bashkuar e Franca në perëndim, deri në stepat ruse në lindje, duke krijuar…
Agim Ibraimi ka reaguar për herë të parë, pas zyrtarizimit të tij si Drejtori Sportiv i Partizanit. “Me guxim. Gati…
Zjarri që pushtoi tregun industrial në lagjen “5 Maji” në Tiranë është drejt shuarjes, teksa për qindra tregtarë hapet një…
Qytetarët e Durrësit kanë dalë sërish sot në protestë lidhur me përmbytjet masive. Qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre për menaxhimin…
Prokuroria në Ferizaj njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë…