kosovë

Vrasja e efektivit të Policisë së Kosovës, Prokuroria ngre akuza ndaj 6 personave të dyshuar

Prokuroria në Ferizaj njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, në fillim të vitit 2025.

Rreshteri Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, në jug të Kosovës, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Të lidhura

None found

Prokuroria tha në një njoftim të premten se gjashtë të dyshuarit, të cilët i identifikoi vetëm me inicialet B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G, akuzohen për vrasje të rëndë.

“Të pandehurit, në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter M.L, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ai ndërron jetë, [ndërsa] ata largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në aktakuzë.

Të dyshuarit mund të përballen më së paku me 10 vjet burgim për vrasje të rëndë nëse shpallen fajtorë, sipas Kodit Penal të Kosovës, informon Radio Evropa e Lirë.

Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të urdhërojë që të gjashtë të dyshuarit- të arrestuar pak javë pas vrasjes – të vazhdojnë të mbahen në paraburgim në pritje të nisjes së gjyqit ndaj tyre.

Verën e kaluar, prokurorët kërkuan nga gjykata ta dënojë të miturin i cili dyshohet se e kreu vrasjen, i ndihmuar nga pesë të dyshuarit e tjerë.

Prokuroria e Ferizajt tha se i mituri dyshohet se, në bashkëpunim me pesë të dyshuar të tjerë, e kishte përcjellë Likën pasi ai e kishte përfunduar orarin e detyrës zyrtare deri brenda hyrjes së banesës së tij, ku kishte shtënë katër herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm brenda një kohe prej rreth 47 sekondash.

Prokuroria nuk ka treguar se cilat ishin motivet e vrasjes.

Por, më herët, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, kishin thënë se dyshimet e para ishin se motivet e vrasjes kishin të bënin me punën e rreshterit si zyrtar policor.

të fundit

Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët dhe pedagogë i përgjigjen Ramës nga poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!

Këtë të premte, ka nisur protesta e studentëve para Kryeministrisë, ku të rinj nga Fakulteti i Mjekësisë, Infermierisë dhe degë…

12 minutes ago

PDK dhe LDK, përballje të brendshme mes krizash identiteti dhe udhëheqjeje

Njëra mbeti pa kryetar. Tjetra po përballet me kërkesa për largimin e tij. Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), dorëheqja…

13 minutes ago

Rama s`eflekton, por akuzon studentët! Protestën e flamingove e injoroi sot kërkon dialog, kryeministri: Askush nuk do të ngelet pa u ekspozuar

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, nuk ka preferuar të dëgjojë shqetësimet e studentëve, por ka zgjedhur që të nxjerrë…

13 minutes ago

Lionel Messi hyn në historinë e Çmimit Princesha e Asturias për Sport

Lionel Messi lë gjurmën e tij në historinë e sportit edhe një herë. Superylli argjentinas merr Çmimin Princesha e Asturias…

33 minutes ago

Aprilia Tuareg Racing triumfon në Evropë që në sezonin debutues: dy tituj dhe një dopietë në podium

Aprilia Tuareg Racing ka dominuar Kampionatin Evropian “Tout Terrain Rally Cup 2026”, duke fituar titullin e përgjithshëm dhe atë në…

36 minutes ago

President Shiroka Pula welcomes Austria’s support for Kosovo through a letter from Van der Bellen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der…

36 minutes ago