showbiz

Ndërron jetë aktori dhe regjisori i Teatrit “Migjeni”

Është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur shkodran, Edmond Mëhilli.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Edmond Mhilli ! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve. Homazhet zhvillohen nesër, me datë 10 Janar nga ora 09-12, në hollin e teatrit “ Migjeni””, shkruhet në një reagim zyrtar të Teatrit Migjeni.

Të lidhura

None found

Regjisor i Teatrit “Migjeni , ka lindur në Shkodër me 23 gusht 1947. Në vitin 1970, mbaroi Institutin e Lartë të Arteve. Në periudhën kohore 1970-1974, punoi si regjisor në Pukë dhe më pas për 15 vite në Estradën e Shkodrës nga 1974-1989.

Po ashtu punoi në Radio Shkodra, në Shtëpinë e Kulturës së rrethit të Shkodrës. Pas vitit 2003 edhe në Teatrin “Migjeni”.

Ai u dallua si regjisor për shijen e mirë, futjen gjerazi në repertorin e Estradës së Shkodrës të skeçit të gjatë dhe të komedisë me një akt, po ashtu në konceptet e tij regjisoriale ra në sy puna e vëmendshme me fjalën, me gjestin, trajtimi me mjete realiste i situatave komike, këmbëngulja për vërtetësinë e karaktereve, si dhe një mizanskenë përgjithësisht “e mbledhur”, pa lëvizje të tepërta.

Seria e shfaqjeve të tij me titull “Ditë buzëqeshjesh” në vitet 1983-1984 fiton Çmimin e Parë, ndërsa një sezon më pas në atë 1985-1986 vlerësohet si më të mirat në takimet e humorit në mes estradave profesioniste të zhvilluara në qytetin e Shkodrës.

Regjisori shkodran ka shkruar edhe disa pjesë skenike, ku spikat drama “Një histori e thjeshtë”.

Në mes shumë shfaqjeve që mbajnë regjisurën e tij është edhe ajo pas viteve 2000, “Ylli i mëngjesit”.

të fundit

VIDEO/ Indrit Tuci shënon në Slloveni pas mungesës në listën e Kombëtares, në momentin më të mirë të karrierës

Në javën e 15-të të PRVA LIGA-s së Sllovenisë, qendërsulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, gjeti golin në sfidën Nafta - NK…

2 minutes ago

Bozhinovska paraqet afatet e lidhjeve të gazit: Me Greqinë në 2027, me Serbinë në 2028

Maqedonia e Veriut po i intensifikon aktivitetet për ndërtimin e interkoneksioneve të reja të gazit me vendet fqinje, me qëllim…

4 minutes ago

Mickoski paralajmëron takime me blerës të mundshëm për Alta Banka Manastir

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, njoftoi se në ditët në vijim do të zhvillojë takime me disa institucione financiare që…

4 minutes ago

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, studentët këmbëngulin në dorëheqjen e Ramës

Protestuesit kanë nisur të mblidhen para godinës së Kryeministris, ku pritet të vijojë protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama,…

5 minutes ago

Telegraph: Teherani synon sistemet S-400, Mojtaba Khamenei i përcjell Putinit kërkesën me letër personale

Irani po përpiqet të sigurojë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore nga Rusia, në një kohë kur Teherani synon të…

13 minutes ago

MINTI dhe Grupi i Bankës Botërore lidhin marrëveshje për eko-parqet industriale në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së…

13 minutes ago