Categories: Uncategorized

Policia e Shtetit jep detajet, ku dhe kur do të ndalohet qarkullimi i mjeteve

Policia e Shtetit ka marrë disa masa për parandalimin e përhapjes së Covid-19 për të mbrojtur qytetarët, familjet dhe vetë Shqipërinë nga përshkallëzimi agesiv i sulmit.

Për këtë arsye, është vendosur që të mos lejohet qarkullimi i mjeteve si më poshtë:

Të lidhura

None found

1.Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit.

2.Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës.

3.Qarkullimi i automjeteve në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror (personeli shëndetësor dhe social dhe shërbimet mbështetëse në strukturat e kujdesit shëndetësor, publike dhe jopublike, personeli i farmacive publike dhe jopublike, personeli që ofron shërbimet e furnizimit me ushqime, medikamente, shërbimet e kateringut, shërbimet postare, zjarrfikëse, funerale, energjisë, ujësjellës kanalizime, shërbimet private të ruajtjes së sigurisë së objekteve, shërbimet aeroportuale dhe personeli i linjave ajrore), duke dërguar pranë adresave të email-it: simon.mice@asp.gov.al, mitat.tola@asp.gov.al, fetah.guri@asp.gov.al dhe skender.ismaili@asp.gov.al, listën e personave të autorizuar dhe duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i.

4.Qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, do të jetë i hapur.

5.Do të lejohen të qarkullojnë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit.

6.Për qarkullimin vajtje – ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.

7.Marrja në automjetin e punës, e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda të parashikuara në legjislacionin përkatës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë këto kufizime me rigorozitet, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke kontribuuar të gjithë për sigurinë e jetës.

të fundit

EMRI/ Masakra e Velipojës më 2021, i akuzuari thyen masën e sigurisë dhe arratiset! Tre vite në arrest shtëpie, ishte në ruajtje policore

Hasan Ferracaku, një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur në Velipojë 5 vite më parë, ku mbetën…

4 minutes ago

Redi Muçi dhe Ardit Bido përplasen sërish në Kuvend për Zvërnecin dhe Çamërinë: “Fry fyellit se je në vrimën e gabuar”

Seanca plenare u tensionua sërish nga një debat i ashpër mes deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido, dhe deputetit të…

5 minutes ago

IPK celebrates its 20th anniversary, Hoda: The rule of law remains our goal, no one is above it

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda ka folur me rastin e 20-vjetorit të themelimit të institucionit, duke…

8 minutes ago

Infrakos warns of camera monitoring for violations of the safety distance near the railway

Infrakos ka njoftuar qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve që kryqëzojnë linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë që të respektojnë brezin e sigurisë…

8 minutes ago

Besnik Osmani resigns from the LDK branch in Fushë Kosovë after the election result

Besnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë. Këtë vendim e ka…

8 minutes ago

Protesters outside Parliament call for the arrest of Belinda Balluku

Tensionet dhe revolta qytetare përpara Parlamentit nuk kanë të ndalur, ndërsa tashmë në shënjestër të turmës ka rënë një tjetër…

9 minutes ago