Categories: Uncategorized

E zbrazur dhe e “pajetë”, si u duk Tirana në ditën e parë të shtetrrethimit (FOTO LAJM)

Shtetrrethimi ka bërë që Tirana të zgjohet sot e zbrazur dhe e heshtur ndryshe nga zakonisht.

Njerëzit janë izoluar në shtëpi për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Të lidhura

None found

MASAT

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke e konsideruar si domosdoshmëri marrjen e masave shtesë për të mbrojtur çdo qytetar, çdo familje dhe vetë Shqipërinë, nga përshkallëzimi agresiv i sulmit të COVID-19, mbi ne dhe të afërmit tanë, të mos lejohet qarkullimi i mjeteve si më poshtë:

1.Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit.

2.Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës.

3. Qarkullimi i automjeteve në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror (personeli shëndetësor dhe social dhe shërbimet mbështetëse në strukturat e kujdesit shëndetësor, publike dhe jopublike, personeli i farmacive publike dhe jopublike, personeli që ofron shërbimet e furnizimit me ushqime, medikamente, shërbimet e kateringut, shërbimet postare, zjarrfikëse, funerale, energjisë, ujësjellës kanalizime, shërbimet private të ruajtjes së sigurisë së objekteve, shërbimet aeroportuale dhe personeli i linjave ajrore), duke dërguar pranë adresës së email-it: policiarrugore@asp.gov.al, listën e personave të autorizuar dhe duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i.

4. Qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, do të jetë i hapur.

5.Do të lejohen të qarkullojnë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit.

6. Për qarkullimin vajtje – ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.

7. Marrja në automjetin e punës, e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda të parashikuara në legjislacionin përkatës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë këto kufizime me rigorozitet, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke kontribuuar të gjithë për sigurinë e jetës.

të fundit

Malkaj rrëfen incidentin në protestë: Më goditën në shpinë dhe më paralajmëruan të mos kthehesha

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

20 minutes ago

Frederik Ndoci rrëfen kujt ia kushtoi “Sytë e tu” dhe çfarë ndodhi me videon

Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e…

22 minutes ago

Tirona bardheblu”, Tirana feston derbin me mesazhin “Deri kur fryma t’më mbaroj

TiranaTirana është rikthyer në ritmin normal të kampionatit, pas fillimit të vështirë në 2 javët e para [...]Read More...

31 minutes ago

Pesë qendërmbrojtësit e diasporës që mund t’i japin më shumë forcë Kosovës

Në këto dy vitet e fundit, te Kosova është dëshmuar se kur mungon dikush nga mbrojtësit, niveli i “Dardanëve” po…

32 minutes ago

Crash on the Berat–Ura e Kuçit road / 40-year-old cyclist hit by vehicle, driver flees

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

32 minutes ago

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

38 minutes ago