Categories: Uncategorized

Policia aksion në gjithë vendin, shoqërohen 134 persona

Si rezultat i një operacioni të gjerë të policisë, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit, gjatë 72 orëve të fundit, 134 persona janë shoqëruar në komisariate.

Në aksion janë përfshirë FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, ndërsa kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë i policisë: “Po ndodh në të gjithë vendin.

Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal.

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme.

Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme”.

të fundit

Real Madridi dhe Bellingham pajtohen për një kontratë të re afatgjatë

Klubi mbretëror, Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje për ta blinduar me kontratë të re afatgjatë yllin e tyre…

6 minutes ago

Gjashtë kandidatë garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës në Bërvenicë

Të dielën, banorët e Komunës së Brvenicës do të zgjedhin kryetar të ri komune. Vdekja e personit të parë të…

7 minutes ago

Criminal complaint filed against Skopje director suspected of embezzling 110,000 euros in vehicle registration fees

Në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është paraqitur kallëzim penal kundër drejtorit I.S. (47) nga Shkupi dhe kundër…

17 minutes ago

Haradinaj’s claims of a risk of bloodshed spark debate over Kurti’s vote; Mehmeti calls for an investigation

Deklaratat e Daut Haradinajt se natën e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara deputetët rrezikonin të përballeshin…

17 minutes ago

Kurti: Adoption of the law brings Kosovo closer to joining SEPA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët që votuan në lexim të dytë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për…

18 minutes ago

In Kosovo, 53.4 percent of breast cancer cases were detected early in 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e rasteve të kancerit të gjirit të…

18 minutes ago