Banorët e Komunës së Brvenicës do të votojnë të dielën për kryetarin e ri. Zgjedhjet e jashtëzakonshme zhvillohen pas vdekjes së Jovica Ilievskit, i cili fitoi zgjedhjet e fundit lokale si kandidat i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit të saj.
None found
Në zgjedhjet e 18 tetorit garojnë Stojanço Radiçeski, kandidat i koalicionit “Maqedonia Juaj” të udhëhequr nga OBRM-PDUKM; Jovica Radeski, nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM; kandidatët e pavarur Dushan Bogdanovski dhe Arife Idrizi; Jakup Useini nga “VLEN”; si dhe Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim, koalicion i udhëhequr nga BDI.
Gjatë fushatës, secili prej kandidatëve u premtoi votuesve më shumë zhvillim lokal, investime, përkushtim ndaj të rinjve dhe administrim të kujdesshëm të financave të komunës.
OBRM-PDUKM dhe VLEN, ndonëse janë partnerë në koalicionin qeverisës, marrin pjesë në këto zgjedhje me kandidatë të veçantë. ZNAM mbështet kandidatin e partisë më të madhe në pushtet. Edhe partitë opozitare LSDM dhe BDI garojnë secila me kandidatin e vet.
Numri i madh i kandidatëve ka nxitur vlerësimin se votimi do të shkojë në raund të dytë. Në atë rast, raundi tjetër duhet të zhvillohet dy javë më pas, më 1 nëntor.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura si zakonisht nga ora 07:00 deri në 19:00. Sipas listës përfundimtare të votuesve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, janë regjistruar gjithsej 16,256 persona me të drejtë vote.
Rezultatet e para jozyrtare priten deri në mesnatën e së dielës, kurse rezultatet zyrtare do të bëhen të ditura jo më vonë se 48 orë pas votimit. /Telegrafi/
Katër të akuzuarve pakistanezë, Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, të akuzuar për rrëmbimin e dy shtetasve…
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke thënë se dhuna dhe thirrjet për…
Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, një muaj pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së, tha…
Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) mban sot kongresin e saj të tetë, në të cilin do…
Të dielën, banorët e Komunës së Brvenicës do të zgjedhin kryetar të ri komune. Vdekja e personit të parë të…
Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) mban sot kongresin e saj të tetë, në të cilin do…