Categories: Uncategorized

Kontrolle të befasishme “blindave” dhe makinave luksoze, çfarë ndodhi mbrëmë në gjithë vendin

Policia ka vijuar mbrëmë në orët e vona të natës kontrollet në të gjithë rrugët e Shqipërisë për elementë kriminalë duke kryer kontrolle të shumta të makinave.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet janë zhvilluar në akset kryesore dhe rrugët e qyteteve të mëdha.

Të lidhura

None found

“Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrolle të befasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore”, bën me dije policia.

Pritet që gjatë ditës së sotme policia të japë një bilanc të kontrolleve të mbrëmshme.

Njoftimi i plotë

Kontrolle të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizshme po vijojnë në të gjithë vendin.

Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrolle të befasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet me objekt automjetet e blindura dhe ato luksoze si dhe për persona me precedent kriminal.

Specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, janë pjesë e grupeve të kontrolleve me qëllim verifikimin në kohë të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar. Asnjë konfuzion dhe as vonesë për qytetarët e rregullt.

Kontrolle dhe verifikime tê imtësishme dhe të thelluara po kryhen kryesisht mbi automjete luksoze dhe të blinduara që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara.

Kontrollet po vijojnë në të gjitha qytetet e vendit.

Respekto ligjin/udhëto i sigurt

të fundit

Mickoski: Tarifa e energjisë elektrike do të mbetet e pandryshuar deri në fund të vitit

Çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit do të mbetet i njëjtë, ndërsa Qeveria do të angazhohet që…

4 minutes ago

Disturbing footage: Officers drag high school students during protest; police officer kicks one (VIDEO)

Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para ministrisë së Arsimit, ku ndërhyrja e forcave të policisë…

9 minutes ago

Citizens call for his resignation, Rama responds: I love Albania unreservedly; no force in the world can bring it to its knees again

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e…

9 minutes ago

VIDEO/ Protest escalates on Durrës Street as police fire tear gas, injuring young protesters’ eyes

Për të katërtën ditë radhazi, student dhe gjimnazistë, kanë dalë në protestë kundër qeverisë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj…

10 minutes ago

Four Pakistani nationals accused of kidnapping two people in Pristina have their detention extended

Katër të akuzuarve pakistanezë, Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, të akuzuar për rrëmbimin e dy shtetasve…

11 minutes ago

Lladrovci on Tirana protests: Governments are changed through the ballot box, not violence

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke thënë se dhuna dhe thirrjet për…

11 minutes ago