Artan Hoxha ishte i ftuar mbrëmë në “Prvokacija” me Mustafa Nanon duke folur për numrin e madh të dëshmorëve të radhët e policisë, të cilët numërohen në 264.
Hoxha tha se policia është tradhtuar shpesh edhe nga politika, e cila e ka çuar pa pajisje të përballet me krimin.
None found
“Cili është roli i policisë në përballjen me krimin në këto 30 vjet dhe pse kemi kaq shumë dëshmorë. Nuk kemi asnjë prokuror apo gjyqtar të vrarë, por vetëm policë. Kush e lufton krimin në një vend? Policia, gjykata, prokuroria dhe disa institucione të tjera si SHISH për shembull. Atëhere pse kemi vetëm policë të vrarë?
Ata janë tradhtuar nga politika duke u çuar pa pajisjet e duhura, pa përgatitjen e duhur dhe me informacione të dekonspiruara që të përballen me krimin”, tha Hoxha duke theksuar se policia është institucioni që ka punuar më tepër kundër krimit.
Pyetjes së Nanos se cilët janë ata dëshmorë që kanë spikatur Hoxha iu përgjigj duke numëruar disa prej tyre:
“Arben Ujka i RENEA ka humbur jetën në një operacion. Ka qenë pushim ditën që ka qenë operacioni ndaj një të shumë kërkuari në Shkodër. I ka hipur helikopterit dhe ka shkuar në operacion duke u përballë me personin e kërkuar. Kanë humbur jetën të dy. Ai mund t’i bënte bisht detyrës, por nuk e bëri.
Ka oficerë të tjerë, si Ibrahim Basha. Ish-komandoja që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan. Humbi jetën në Lazarat i sulmuar nga një bandë me mitroloz.
Kemi shembuj të tjerë, kujtoj Ylvi Bengasin që u vra në Shoshaj të Tropojës në vitin 2000. Policia u sulmua me armë nga protestues në këtë fshat.
Ai kishte dy predha në trup dhe duke dhënë shpirt u thoshte policëve që të mos hapnin zjarr se në grupin e njerëzve që kishin qëlluar kishte edhe gra e fëmijë.
Kujtoj këtu Gani Malushi, Arben Zylyftari që u vra pas shpine”. /abcnews.al
Një 29-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë me qëllim trafikimin e…
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Orinda Huta lexoi një lajm nga organizata britanike “Drinkaware” që thoshte se…
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka tentuar t’i motivojë futbollistët e tij përpara një serie vendimtare ndeshjesh, në një…
Një histori dashurie me fund tragjik ka tronditur opinionin publik në Iran dhe më gjerë. Alireza Sepahi, 25 vjeç, u…
Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar kundër sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite,…
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar…