Gjatë emisionit të mbrëmshëm “Goca dhe Gra”, Orinda Huta solli një të dhënë nga organizata britanike “Drinkaware”, sipas së cilës 26 për qind e punonjësve janë penduar për diçka që kanë bërë në festën e punës, pasi kanë konsumuar shumë alkool.
Huta sqaroi se arsyet kryesore të pendesës lidhen me thashethemet mes kolegëve dhe flirtet me persona të punës.
None found
Pas këtij diskutimi, Selin Bollati përmendi festën që Top Channel organizon së shpejti për nisjen e sezonit të ri. Ajo tha se në këtë event pritet të jenë të pranishëm edhe Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari.
“Meqë Orinda përmendi thashethemet në festë, po ju tregoj edhe unë një thashethem për festën, edhe pse është jashtë saj. Në festë do të jenë Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari”, u shpreh Bollati.
Orinda Huta reagoi menjëherë, duke e pyetur nëse deklarata e saj nënkuptonte një konfirmim për edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP”.
“Selin, a po na tregon diçka që nuk e dimë? Po konfirmon ndonjë gjë për ‘Big Brother’-in e ardhshëm?”, e pyeti ajo.
Bollati mohoi se kishte konfirmuar ndonjë informacion, ndërsa shtoi se dy personazhet mund të rikthehen si ish-opinionistë të formatit.
“Ndoshta mund të vijnë edhe si ish-opinionistë të ‘Big Brother’, por këtë nuk e dimë. Gjithsesi, i përshëndesim dhe na ka marrë malli t’i shohim sërish, si live ashtu edhe në ekran”, përfundoi Selin.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…