Categories: Uncategorized

Po për shqiptarët? Gjermania heq ndalimet e hyrjes për njëmbëdhjetë vende jo të BE

Gjermania lejon sërish hyrje të pakufizuar në vend për shtetas nga njëmbëdhjetë vende jo anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, kjo vlen për udhëtarët nga Australia, Gjeorgjia, Kanada, Mali i Zi, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji. Për Shtetet e Bashkuara, kufizimet e hyrjes fillimisht do të vazhdojnë të zbatohen.

Për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën lejimi do të vlejë vetën nëse këto vende do t’i lejojnë nga ana e tyre gjermanët të hyjnë në ato shtete. Heqja e ndalimit të hyrjes do të hyjë në fuqi të enjten, njoftoi Ministria e Brendshme e Gjermanisë. Qeveria gjermane orientohet për këtë vendim në një vendim të vendeve anëtare të BE. Sipas tij, shtetas nga 14 shtete duhet të lejohen të hyjnë përsëri në BE.

Të lidhura

None found

Lista do të rishikohet çdo dy javë. Arsyeja e udhëtimit luan rol

Ekzistojnë gjithashtu mundësi të gjera hyrëse për njerëzit nga të gjitha vendet jashtë BE-së, të cilët kanë një arsye të rëndësishme për të udhëtuar. Këta mund të jenë gjermanë ose njerëz me të drejtë që të banojnë këtu, punëtorë sezonalë në bujqësi, detarë ose pasagjerë në kalim tranzit.

Në të ardhmen, vendimtar për lejimin e hyrjes në Gjermani do të jetë numri i infeksioneve të reja me Covid 19 në 14 ditët e fundit. Veç kësaj do të vërehet edhe tendenca në të njëjtën periudhë dhe mënyra se si e trajton pandeminë shteti përkatës. Për udhëtarët nga zonat me rrezik të lartë, është edhe më tej në fuqi detyrimi për karantinë 14 ditore, kur udhëtarët nuk kanë me vete një rezultat negativ të testit për virusin Corona.

Austria nuk rekomandon udhëtime pushimesh në Ballkan

Përballë ritjes së numrit të të infektuarve me Corona në vendet e Ballkanit Perëndimor, Austria ka nxjerrë një paralajmërim për të mos udhëtuar në gjashtë vende. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha në Vjenë se do të aplikohet përsëri niveli më i lartë i paralajmërimit për të mos udhëtuar në këto shtete.

Ministrja austriake e Integrimit, Susanne Raab tha se nuk duhet të ndërmerren në asnjë mënyrë udhëtime për pushime në Serbi, Kosovë, Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi, duke pasur parasysh 530.000 vetë në Austri që kanë rrënjë familjare në ish-Jugosllavi.

Por Austria nuk bën të njëjtin paralajmërim për të mos udhëtuar për shtetet e BE Kroaci e Slloveni.

Në Austri ka tashmë raste me Corona që lidhen me udhëtarët nga Ballkani Perëndimor, tha Schallenberg. Ministri i Brendshëm Karl Nehammer njoftoi kontrolle intensive në zonën kufitare. Hyrja është e mundur vetëm me një test negativ për virusin Corona ose me një karantinë 14-ditore.

të fundit

Club Brugge investon 200 milionë euro për stadiumin e ri modern me ekran gjigant mbi fushë

Club Brugge po bëhet gati për një kapitull të ri në historinë e tij, me ndërtimin e një stadiumi modern…

2 minutes ago

Juventusi synon ta sjellë në janar mbrojtësin e Manchester Cityt, Ait-Nouri

Juventusi ka rikthyer në listën e dëshirave mbrojtësin e Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit…

2 minutes ago

Raporti i auditimit zbulon mangësi miliona euro në pasuritë dhe stoqet e Trepçës

Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…

8 minutes ago

Mickoski: Do të angazhohemi për të gjetur zgjidhje dhe për të mbrojtur punonjësit e kreditorët e Alta Bankës

"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…

11 minutes ago

Astrit Selmani shkëlqen në Kinë me 15 gola dhe shtatë asistime brenda sezonit

Astrit Selmani ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Kinës, duke u shndërruar në një prej…

15 minutes ago

Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…

16 minutes ago