Ditën e sotme Shqipëria ka marrë një lajm të mirë pasi më në fund ka marrë një “PO” nga BE për hapjen e negociatave.
Por ndryshe nga Maqedonia, Shqipëria ka marrë një “PO” me 11 kushte të cilat mund t’a kushtëzojnë hapjen e negociatave ose të “detyrojë” qeverinë për plotësimin e kushteve.
None found
Kushtet e BE për Shqipërinë:
1. Ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në bazë të Kushtetuese.
2. Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSCE/ODHIR duke siguruar një financim transparent të partive politike dhe fushatës elektorale.
3. Plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përfshirë edhe aplikimin e mendimit të Komisionit të Venecias.
4. Shqipëria duhet të përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë edhe kooperimin me vendet anëtare të BE-së dhe përmes një plan veprimi të adresojë rekomandimet e task Forcës Financiare (FATF)”, thekson materiali i miratuar ditën e sotme.Ndërkohë që qeveria shqiptare do të ketë dhe 11 detyra të tjera shtëpie për të përmbushur.
Sipas materialit Shqipëria duhet të përmbushë:
1. Finalizimi i SPAK sipas formës kushtetuese.
2. Shqipëria duhet të ndërpresë menjëherë numrin e lartë të azilkërkuesve në BE dhe të sigurojë riatdhesimet.
3. Qeveria Shqiptare duhet të amendojë ligjin e mediave në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Këshilli do të vërejë përmes grupeve të punës nëse Shqipëria ka ndërmarrë me sukses prioritetet si:
4. Nisja e procedurave kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale.
5. Nisjen e hetimeve ndaj atyre që kanë kryer blerjen e votave.
6. Duhet të kenë një vijimësi dhe vazhdimësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe procedimin dhe përfundimin e procedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar.
7. Proces të prekshëm në reformën administrative.
8. Implementimit të reformës elektorale dhe gjithashtu një vendim përfundimtar dhe ligjor në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.
9. Qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.
10. Adaptmin e një ligji për censusin e regjistrimit të popullsisë të kërkuar nga Athina në përputhje me rekomandimet e KE-së
11. Avancimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.
Ish-portieri i madrilenëve konfirmon se nuk e pëlqen “Special One”, duke shpjeguar se është vetëm një opinion personal dhe asgjë…
Reperi Getinjo ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një InstaStory të publikuar së fundmi, ku ka ndarë një mesazh…
Këtë të mërkurë 13 maj 2026, po zhvillohet gjyqi i Artan Tafanit, në lidhje me atentatin ndaj Kujtim Metës, ngjarje…
Al Nasr i Kristiano Ronaldos ishte vetëm disa sekonda larg hipotekimit të titullit kampion që mungon që nga sezoni 2018/19,…
Tre persona kanë përfunduar në spital pasi konsumuan kërpudha të egra helmuese në Napa County, Kaliforni, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë…
PGMOL ka publikuar audion dhe transkriptin e plotë nga momentet dramatike të fundit të fitores 1-0 të Arsenalit ndaj Uest…