sport

VIDEO/ Zbardhet biseda e plotë mes gjyqtarëve, ja pse u anulua goli i minutës së 95-të kundër Arsenalit në Premier Ligë

PGMOL ka publikuar audion dhe transkriptin e plotë nga momentet dramatike të fundit të fitores 1-0 të Arsenalit ndaj Uest Hemit, duke ndezur një valë të re debatesh për qëndrueshmërinë dhe konsistencën e VAR-it.

Pamjet zbulojnë një shkëmbim të tensionuar mes gjyqtarit kryesor Chris Kavanagh, VAR-it Darren England dhe asistentit të VAR-it (AVAR) Akil Howson, lidhur me golin e barazimit në minutën e 95-të të shënuar nga Callum Wilson, i cili u anulua.

Të lidhura

None found

Teksa zyrtarët e rishikuan golin në monitor, audioja tregon se AVAR Akil Howson ngriti disa herë shqetësime për veprimet e Leandro Trosard ndaj lojtarit të Uest Hemit, Pablo Fornals.

Ndërsa ekipi i VAR-it fillimisht ishte i fokusuar te pretendimi se Pablo Fornals po ia mbante krahun portierit David Raja, Howson vuri në dukje një faull të mundshëm më herët ose paralelisht nga Trosard.

“E ke Deklan Rajs dhe e ke edhe Trosard”, tha Howson gjatë rishikimit të aksionit.

Gjyqtari Chris Kavanagh iu përgjigj: “Nuk e di çfarë po përpiqesh të më tregosh, ma jep një të dhënë”.

VAR: Dhe nëse do, mund të konsiderosh edhe veprimet e Deklan ndaj Mavropanos në prapavijë. Por faulli ndaj portierit ndodh më herët.

Gjyqtari: Para tij, pra… Pas rishikimit, Uest Hem numri…

VAR: 19.

Gjyqtari: 19. Faull. Ma konfirmo edhe një herë numrin, të lutem.

Gjyqtari: Pas rishikimit, lojtari i Uest Hemit me numrin 19 kryen faull ndaj portierit. Vendimi përfundimtar është goditje e lirë.

 

PANORAMASPORT.AL

Tags: arsenal

të fundit

Në 114-vjetorin e Pavarësisë, Ministria e Mbrojtjes vlerëson figurën e Isa Boletinit

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka nderuar sot figurën e Isa Boletinit në 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,…

5 minutes ago

Review of amendments to the 2027 draft budget concludes on Monday

Komisionin kuvendor për Financa dhe Buxhet sot e vazhdoi debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Në ditën e…

9 minutes ago

Janevska on student protests: There is no reason for dissatisfaction when the measure provides them with more than they currently have

Ministrsja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se nuk e sheh logjikën që të protestohet ndaj një mase që…

9 minutes ago

Kriza e emigrantëve rëndohet në Kretë, mbi 1,100 mbërritje brenda 24 orësh dhe dy viktima

Një valë e madhe mbërritjesh emigrantësh është regjistruar gjatë së shtunës në ishullin e Kretës dhe në Gavdos të Greqisë,…

9 minutes ago

Molotov sets police water cannon ablaze as clashes in Skanderbeg Square continue for hours

Një prej autoboteve të policisë është përfshirë nga flakët, pasi një molotov i hedhur nga protestuesit shpërtheu tek gomat e…

9 minutes ago

November 28 protest in Tirana, 34 people injured: Police officers, protesters, journalists and passers-by among those affected

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë përditësimin e të dhënave për personat e lënduar gjatë protestës së 28…

9 minutes ago