Dhe pak kanë kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët vijojnë të ankohen se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
Një banor i fshatit Tujan të Tiranës tha se vijojnë të ndjejnë frikën nga lëkundjet e tokës. Sipas tij, ekspertët thjesht kanë thënë se shtëpia e tyre është e pabanueshme, por nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje.
None found
“Natën nuk flemë këtu se kemi frikë, shkojmë tek djali. Çdo natë bie tërmet, kemi frikë ne. Mund të ketë prapë lëkundje edhe nuk na zë gjumi. Kur ra tërmeti ishim të dy në dhomë, bashkë me plakën. Shtëpia u dëmtua që në tërmetin e shtatorit, por dëmtimet më të mëdha i dha ky.
Nuk ka marrë asnjeri masa. Vijnë thonë është e pabanueshme edhe ikin. Kanë ardhur turq ta shohin, kanë ardhur ata të komunës ta shohin, por thjesht kanë thënë është e pabanueshme dhe ikën. Nuk na kanë parë me sy. Pleqtë nuk i do kush”, u shpreh i moshuari.
Ai deklaroi se nuk besoj se shteti do ta ndihmojë. Sipas tij, komuna i ka ofruar vetëm leje ndërtimi, jo lekë e materiale për riparim të banesës.
“Unë të them dua lekë, nuk më jep njeri. Me thënë dua materiale, nuk më jep njeri. Më kanë thënë për leje ndërtimi ose riparimi, por unë nuk dua leje. Unë nuk kam mundësi ta riparoj vetë. Dua pak lekë për të marrë disa materiale. Kam kaluar 300 shtete, asnjë nuk më ka ndihmuar”, tha banori, shkruan faxweb.
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…
Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…
Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…
Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…
Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…