Categories: Uncategorized

Përdorte 4 identitete, si u kap në Tiranë i dënuari me 10 vite burg

Një 40 vjeccar është arrestuar në Tiranë pasi kërkohej prej kohësh.

Ai përdorte 4 identitete dhe në Itali ishte dënuar me 10 vite burg për vjedhje.

Të lidhura

None found

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Finalizohet operacioni policor “Alias”

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana dhe Interforza Italiane.

Bie në pranga një i kërkuar, i dënuar në Itali me 10 vite burg për “Vjedhje në rrethana rënduese”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale dhe autoriteteve policore Italiane – misionit INTERFORZA, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës i një personi të kërkuar nga drejtësia italiane.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga Sektori i Operacioneve dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Shkëlqim Çela (Çypi), alias Arian KontiI, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Udines në Itali e ka dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 624 dhe 625, të Kodit Penal Italian.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /albeu.com/

të fundit

Mbështetja e Dua Lipës për protestat 46-ditore në Shqipëri gjen jehonë ndërkombëtare

Qendrimi i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, në mbështetje të protestave që po vijojnë tashmë prej 46 ditësh…

3 minutes ago

Eurostat: Shqipëria ka humbur 1.8 milionë banorë nga migracioni gjatë viteve 1990–2025

Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht me një bilanc negativ të migracionit, pasi në mënyrë sistematike janë…

5 minutes ago

Tomë Gashi: Kjo duhet të jetë përparësia e parë e kryeprokurorit të sapoemëruar

Zejnullah Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e nënshkroi dekretin…

8 minutes ago

Çfarë sjell emisari i ri i BE-së për Kosovën? Analistët vlerësojnë ndikimin e Dirk Schubel

  Diplomati gjerman, Dirk Schubel, u emërua përfaqësues i ri i posaçëm i BE-së për Kosovën. Të hënën, Këshilli i…

9 minutes ago

Kursi i këmbimit valutor sot: Ja vlerat e dollarit, euros, frangës dhe paundit

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…

10 minutes ago

Varkë e përmbysur pranë Alcatrazit, një viktimë dhe dy persona ende të zhdukur

Një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë nuk janë gjetur ende pas përmbysjes së një varke me 19 persona…

16 minutes ago