Categories: Uncategorized

I dënuar me 10 vite burg në Itali, kapet në Durrës 50 vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një shqiptar të dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Policia ka arrestuar shtetasin Rudin Koni, 50 vjeç banues në Maminas, Durrës.

Të lidhura

None found

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Ligji italian për drogat.

Njoftimi i Policise:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejtë Italisë, 50-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në Shijak dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Rudin Koni, 50 vjeç banues në Maminas, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Ligji italian për drogat.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim shitjen në Milano dhe Salento, Itali.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

3 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

3 hours ago