Categories: Uncategorized

Shpërndante ”mall” në Itali, kapet në Tiranë ”i forti” i dënuar me 12 vite burg

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Bledar Krakulli, banues në Tiranë, rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia italiane bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen “Don Bosko”, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Bledar Krakulli, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali e ka dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 7 vjet burgim.

Ky shtetas, në vitet 2002-2003, dyshohet se ka trafikuar sasi të ndryshme heroine në disa qytete të Italisë si Torino, Roma, Verona dhe Milano.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

të fundit

Grabitje me a*më zjarri në një bankë të nivelit të dytë te “Komuna e Parisit”

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit…

28 seconds ago

Al-Hilal synon Bruno Fernandesin, përgatit ofertë prej 55 milionë eurosh

Al-Hilal po përgatit një ofertë prej 55 milionë eurosh për kapitenin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, me synimin për ta…

10 minutes ago

Zelensky: Ukraina ndal sulmet ndaj rafinerive ruse nëse SHBA-ja i siguron raketa Patriot

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës -…

10 minutes ago

Atletico Madridi arrin marrëveshje në parim me Lisandro Martinezin, Manchester Unitedi rrezikon ta humbasë

Atletico Madridi ka arritur një marrëveshje në parim me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, për kushtet personale të kontratës,…

10 minutes ago

Zulfaj: Kosova humbi 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes për shkak të reformave të papërmbushura

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se…

15 minutes ago

Zhegrova ndihmon sërish Juventusin, asiston në fitoren ndaj Napolit

Edhe pse luajti vetëm gjysmë ore, Edon Zhegrova pati sërish ndikim pozitiv te skuadra e Juventusit, që të dielën mbrëma…

22 minutes ago