Categories: Uncategorized

Për të qeshur apo për të qarë! I moshuari përjashtohet nga azili por institucioni i mban pensionin

Një i moshuar në Shkodër, denoncon se është përjashtuar nga Azili i qytetit, pasi gjatë kohës së karantinës ka dalë pa leje, për të bërë për një trajtim në shtyllën kurrizore.

Bardhok Gegaj, 82-vjeç, shprehet se ka kërkuar leje për të dalë duke u bazuar në urdhrin e Kryeministrit, i cili lejonte një ditë në javë që të moshuarit të dilnin nga banesat në orare të caktuara.

Të lidhura

None found

Gegaj thotë për emisionin “Stop” se problemet i kanë nisur në fund të muajit mars dhe në fillimit prill, pasi drejtori e ka futur në karantinë dhe pse ai ka dalë negativ në testin e COVID-19.

Këtu ka nisur edhe konflikti me drejtorin, që ka çuar në nxjerrjen jashtë azilit, të Bardhok Gegajt. Nga ana tjetër, masa e pensionit 40% i është mbajtur nga azili, edhe pse gjatë kësaj kohe duhet ta siguronte vetë ushqimin, fjetjen dhe gjithcka tjetër.

Në Sigurimet shoqërore të Shkodrës pohuan, se masa e pensionit është mbajtur deri në 1 korrik 2020, kohë, kur është dorëzuar shkresa e azilit, që provonte, se i moshuari ishte larguar.

Drejtoresha: Kjo është shkresa e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ka thënë, që nga 01.07. ka ik nga institucioni. Këto janë pagesat, që i kanë kalu këtu -40% korrik-gusht, që ia kena dhënë shtesë kreditore në shtator.

Gazetarja: Pra ju më konfirmoni, që në periudhën mars-prill-maj-qershor, buxheti i ka kaluar Shtëpisë së të Moshuarve.

Drejtoresha: Ja prill-maj-qershor. -37,-37 pra -40% deri në 1 korrik, që na ka ardh shkresa, që zotëria ka ik. Nga 1 korriku ne ia kena bo të plotë.

Gazetarja: Sa e ka masën e pensionit?

Drejtoresha: 95 (mijë lekë të vjetra).

Nga ana tjetër drejtori i shtëpisë së të moshuarve Shkodër, Fatjon Hoxha, thotë, se zotëria është larguar me dëshirë nga institucioni, edhe pse ai i është lutur të mos e bëjë.

“Ja ku është letra e tij që kërkon të largohet nga azili. Ai është larguar me dëshirë, i jam ulur të mos ikte. I kam thënë të mos ikte”, thotë Hoxha. Ndërkohë Gegaj shprehet se drejtuesi i azilit është një “palaço dhe mashtrues” dhe shton se do të kthehet sërish në azil.

Në Shërbimin Social Shtetëror, shpjegojnë, se i moshuari mund të rikomisionohet, duke mbledhur shumë dokumente paraprakisht. Por deri atëherë 82-vjeçari Bardhok Gegaj, do të jetë në rrugë të madhe./tvklan

të fundit

Parashikimi i motit 20 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe vranësira në të gjithë vendin

Këtë të premte, vendi ynë, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm  me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në disa…

4 minutes ago

Në tetor 2026, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën me ritëm pesë herë më të lartë se në Bashkimin Europian

Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ushqimet bazë po kthehen në…

8 minutes ago

BDI seeks national pact on North Macedonia’s strategic issues

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…

58 minutes ago

BDI kërkon pakt kombëtar për çështjet strategjike të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…

1 hour ago

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

8 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

8 hours ago