Moti në Greqi vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa Mbrojtja civile greke u ka dërguar mesazh banorëve të zonës ku paralajmërohen të mos dalin pa arsye dhe të qëndrojnë në zona të ngritura për të shmangur përmbytjet.
Dy jetë kanë humbur deri tani, një bari 64 vjeç nga Shqipëria dhe një e moshuar në fshatrat e Kardhitsës dhe Farsalës, si dhe një 40-vjeçare e zhdukur është bilanci tragjik i kalimit të ciklonit mesdhetar “Ianos” nga ishujt grekë të detit Jon dhe zonat e Greqisë Perëndimore e asaj Qendrore.
None found
Pamjet dramatike të orëve të para të mëngjesit të së shtunës tregojnë kudo rrugë të shkatërruara, ura të shembura, shtëpi të përmbytura, pemë të shkulura dhe të thyera, skafe të mbytura, automjete të mbuluara me gurë e baltë, dëme të pallogaritshme në ndërtesa, infrastrukturë dhe të korra, ndërsa ka ndërprerje të energjisë elektrike në Kardhitsa, Magnezi, Fthiotida, Qefaloni, Itakë dhe Lefkada.
Në fshatrat Lefki dhe Orfana në prefekturën e Karditsës, është bërë thirrje për evakuim, ndërsa mediat greke publikojnë dhjetëra fotografi dhe video që dërgojnë banorët e zonave të dëmtuara. Për dallgë mbi 10 metra dëshmojnë banorë të ishullit të Zakinthos, ndërsa edhe në Lefkadha dhe Itakë fenomeni i tejskajshëm meteorologjik ka shkaktuar dëme kolosale dhe ka detyruar organet greke të shpallin gjendje të jashtëzakonshme për tre ishujt e Jonit.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…