Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi thotë se qeveria nuk heq dorë nga klientët edhe në këtë periudhë, duke përzgjedhur hotelin e deputetit socialist, Sadri Abazi për karantinë.
Nëpërmjet një video me shqiptarë që hyjnë në ambientet e hotelit në fjalë, ish-deputeti thotë se stafi i hotelit nuk është i përgatitur për akomodimin e tyre.
None found
“Qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajsojnë qeverinë Rama”, thotë ai.
Reagimi i plotë:
Edi Rama nuk heq dorë nga klientët , zgjedh hotelin e Sadri Abazit për karantinë.
Këto që shikoni në pamje nuk janë refugjatë nga Siria apo Afganistani që zbresin në Llampeduza… ato janë qytetarë Shqiptarë që kthehen nga Italia.
Ka prej disa orësh që presin të akomodohen në hotel por , si organet shtetërore që janë të ngarkuara për ti strehuar edhe stafi i hotelit janë të pa përgatitur.
Siç edhe shihet qytetarët në pritje për tu akomoduar po mbahen para hyrjes së Hotelit të deputetit Sadri Abazi duke shkelur kushtet e distancimit fizik.
Qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajsojnë qeverinë Rama .
Këto pamje janë të turpshme, dhe organet kompetente duhet të mbajnë përgjegjësi.
Ato janë qytetarë të këtij vendi.
Ato janë vëllezërit tanë.
Ato janë prindër Shqiptarë.
Ato kanë emigruar dhe kanë familje këtu.
Ato vijnë në shtëpinë e tyre.
Ato nuk meritojnë të trajtohen më keq se refugjatët e luftës!
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…