Categories: Uncategorized

PD akuza Qeverisë: Dje u hapën 7 milionë euro tendera

Partia Demokratike ka bërë një denoncim ku zbulon se ditën e djeshme janë hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që tani nuk janë prioritet.

Në një deklaratë për mediat, ish deputeti kërkon në emër të PD që të anulohet kjo procedurë dhe paratë të shkojnë për përballimin e krizës.

Të lidhura

None found

“Partia Demokratike i kërkon qeverisë të anulojë menjëherë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që nuk bën pjesë në 3 prioritetet e shqiptarëve: shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e bizneseve të mbyllura”, tha Alibeaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Edi Rama tjetër thotë dhe tjetër bën. Flet për luftë kundër koronavirusit, por në vend të financimit të luftës, çon miliona euro tek kompanitë e ndërtimit.

Dje janë hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që tani nuk janë prioritet.

4 tendera që nuk kanë lidhje as me shëndetësinë, as me ndihmën sociale dhe të papunët, as me ndihmën për bizneset e mbyllura.

Qeveria ka planifikuar që 7 milionë euro të shkojnë për rikualifikime urbane në vend që të shkojnë për të ruajtur mijëra vende pune nga mbyllja e detyruar e bizneseve.

Vendi tani nuk ka nevojë për shpenzime të padobishme! Me zgjerimin e hartës së pandemisë në Shqipëri, me rritjen e numrit të të prekurve nga COVID 19 dhe me rritjen e numrit të viktimave, qeveria duhet të kish hequr dorë nga vendimet që pasurojnë një grusht njerëzish në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.

Shqipëria nuk e ka luksin të paguajë 7 milionë euro me një dorë, për të hedhur beton nëpër qytete.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të anulojë menjëherë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që nuk bën pjesë në 3 prioritetet e shqiptarëve: shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e bizneseve të mbyllura.

7 milionë euro të tenderuara në një ditë për beton mund të shkojnë në një drejtim shumë të vlefshëm. T’i përdorë për shëndetësinë, për dezinfektimin e qyteteve, të rrugëve dhe banesave të shqiptarëve. Të financojë qindra mijëra njerëz në kufij të mbijetesës. Të garantojë se konsumi, bizneset dhe punësimi nuk do të shemben përtokë nga kriza.

Këto dhe jo betoni korruptiv janë shërbimi më i mirë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

të fundit

Kandidat për planet xhuxh zbulohet në skajet e Sistemit Diellor

Astronomët kanë identifikuar një kandidat të mundshëm për planet xhuxh në skajet e Sistemit Diellor, përtej orbitës së Plutonit. Objekti,…

1 minute ago

Procesi gjyqësor për sulm rrezikon pjesëmarrjen e yllit të Anglisë në Euro 2028

Sulmuesi i Anglisë, Ivan Toney, mund të përballet me pasiguri rreth pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian 2028, pasi gjyqi i tij…

7 minutes ago

Kane lë Mbappe pas me diferencë të ngushtë për Topin e Artë: fitoret më të ngushta në histori u vendosën me vetëm një deri në shtatë pikë

Në Londër, Harry Kane fitoi me diferencë të ngushtë Topin e Artë 2026 përpara Kylian Mbappe. Ishte një finale e…

7 minutes ago

Në Kosovë kërkohet ndryshimi i skemës së lejes së lehonisë për të ulur pabarazitë në punësim

Modeli aktual i financimit të lejes së lehonisë në Kosovë po krijon pabarazi në tregun e punës, ndërsa kërkohet përfshirje…

7 minutes ago

Apple prezanton MacBook-ët e parë me ekran me prekje

Apple do të prezantojë të mërkurën MacBook-ët e parë me ekran me prekje, në një zhvillim që mund të ndryshojë…

8 minutes ago

Kurti: Hyrja e Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, të Komisionit për…

16 minutes ago