Të mërkurën, Apple pritet të zbulojë laptopët e parë MacBook me ekrane me prekje, një ndryshim që mund të sjellë mënyra të reja ndërveprimi me kompjuterët e kompanisë.
Sipas Reuters, njoftimi vjen pas një periudhe me disa lançime produktesh, në prag të sezonit të blerjeve për festat.
None found
Pas prezantimit në shtator të një iPhone-i të palosshëm dhe, në fillim të këtij muaji, të një pajisjeje për shtëpi inteligjente, Apple po vlerëson se si mund të zgjerojë përdorimin e gamës MacBook.
Laptopët me ekrane me prekje janë tashmë të përhapur në tregun e pajisjeve Windows, ndërsa pritjet e blerësve kanë evoluar ndjeshëm.
Analistët e teknologjisë e shohin këtë kalim si një hap që mund t’i duhet Apple-it, sidomos për të afruar përdoruesit e rinj, të mësuar të përdorin ekranet interaktive të telefonave dhe tabletëve.
Shitjet e kompjuterëve Mac janë rritur, të mbështetura kryesisht nga entuziastët e teknologjisë dhe kompanitë që i përdorin pajisjet në procese të inteligjencës artificiale.
Sa mirë do të pritet risia dhe çfarë përmirësimesh do të sjellin modelet e reja mbeten pikëpyetje kryesore. Bloomberg News raportoi se MacBook-ët me ekran me prekje mund të përdorin procesorët M5 Pro dhe M5 Max, ndaj nuk parashikohet medoemos një rritje e madhe e performancës në raport me modelet aktuale.
Apple ka bërë të ditur gjithashtu se do të ketë një version bazë të përmirësuar të MacBook Pro, me çipin e ri M6. Tani mbetet të shihet si do të ndërthurë kompania përdorimin tradicional të MacBook-ut me komandimin përmes ekranit me prekje dhe nëse kjo veçori do të tërheqë më shumë blerës.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e cila akuzohet për veprën penale…
Çështja e himnit shqiptar në Pustec u rikthye në vëmendje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit të Shqipërisë,…
Negociatat për klimën në Antalia të Turqisë kanë hyrë në një ngërç të paprecedentë, duke rrezikuar seriozisht arritjen e një…
Përfitimet e “One Stop” tashmë janë të dukshme, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në faqen e tij…
Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë mbledhur më pak mjaltë. Antonio Antov thotë se…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me energjinë elektrike në vend. Në një postim…