Categories: kosovë

Në Kosovë kërkohet ndryshimi i skemës së lejes së lehonisë për të ulur pabarazitë në punësim

Skema aktuale e financimit të lejes së lehonisë në Kosovë po shihet si një faktor që thellon pabarazitë në tregun e punës. Në këtë kuadër, është kërkuar që shteti të marrë përsipër një pjesë më të madhe të kostove, si dhe të zgjerohen të drejtat e baballarëve për pushim të paguar.

Këto çështje u diskutuan në tryezën e organizuar nga Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik i Grave (FEG), me fokus te tema “Rishikimi i politikave familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë: Implikimet financiare, praktikat rajonale dhe alternativat e politikave”.

Të lidhura

None found

Saxhide Mustafa, koordinatore e Forumit Ekonomik të Grave, deklaroi se Kosova renditet ende me pjesëmarrjen më të ulët të grave në tregun evropian të punës. Ajo tha se financimi i lejes së lehonisë dhe mundësitë e kufizuara të pushimit për baballarët kanë prodhuar pabarazi që duhet të adresohen.

Sipas Mustafës, kostot që lidhen me lehoninë nuk duhet të bëhen pengesë për punësimin, karrierën apo pavarësinë ekonomike të grave. Ajo kërkoi që qeveria të ketë rol më të madh në ndërtimin e një mekanizmi të qëndrueshëm financimi.

“Për një dekadë, avokimi ynë është mbështetur në evidencë dhe sot përballemi me faktin se gratë në Kosovë kanë pjesëmarrjen më të ulët në tregun e punës në Evropë. Në Kosovë parashihet një leje lehonie prej 12 muajsh, por mënyra se si financohet ajo dhe të drejtat e kufizuara të baballarëve kanë krijuar pabarazi që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje. Mëmësia nuk duhet t’i ndëshkojë gratë ekonomikisht. Shpenzimet e lehonisë nuk duhet të rrezikojnë punësimin përmes praktikave diskriminuese, përparimin profesional apo pavarësinë ekonomike të grave. Përkujdesja ndaj fëmijëve është përgjegjësi e të dy prindërve. Pushimi i paguar i atësisë dhe pushimi prindëror janë mjete konkrete për një ndarje më të barabartë të përgjegjësive familjare dhe për arritjen e barazisë reale në tregun e punës. Qeveria duhet të forcojë rolin e saj në krijimin e një sistemi të drejtë dhe të qëndrueshëm financimi, në bashkëpunim me punëdhënësit dhe punëmarrësit”, tha Mustafa.

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, pranoi se sistemi aktual përmban vështirësi dhe se kërkesat për përmirësimin e tij janë të arsyeshme.

“Modeli aktual që është në fuqi ka qartësisht sfidat e veta dhe disa nga kërkesat për ndryshime janë të arsyeshme. Megjithatë, çdo ndërhyrje në këtë fushë ndikon drejtpërdrejt te familjet, punëdhënësit dhe financat publike. Për këtë arsye, diskutime të tilla janë të domosdoshme për të kuptuar më mirë alternativat dhe mundësitë reale për krijimin e një modeli të drejtë dhe të përballueshëm”, deklaroi Hoti.

Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, vlerësoi se politikat familjare duhet të shihen si investim në mirëqenien e familjeve, avancimin e barazisë gjinore dhe zhvillimin ekonomik.

Ajo vuri në dukje se punëdhënësit përballen me një ngarkesë të konsiderueshme financiare gjatë gjashtë muajve të parë të lejes së lehonisë. Në të njëjtën kohë, baballarët kanë të drejtë vetëm për tri ditë pushim të paguar pas lindjes së fëmijës. Sipas Mujko-Nimanit, kjo gjendje kufizon mundësitë e grave për punësim dhe ruan ndarjen tradicionale të përgjegjësive brenda familjes.

“Në Kosovë, menaxhimi dhe financimi i pushimit të lehonisë, pushimit të baballarëve dhe pushimit prindëror vazhdojnë të shoqërohen me pabarazi dhe vështirësi të mëdha. Sipas sistemit aktual, pjesa kryesore e barrës financiare për gjashtë muajt e parë të lejes së lehonisë bie mbi punëdhënësin, ndërsa baballarët kanë vetëm 3 ditë pushim të paguar pas lindjes. Kjo sjell një pabarazi të qartë”, tha ajo.

të fundit

Lëvizje e papritur në janar? Mbrojtësi i Manchester Cityt i gatshëm për Manchester Unitedin

Rayan Ait-Nouri është i hapur për një transferim te Manchester United në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht rivalitetit të madh…

1 minute ago

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, i cili u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në…

8 minutes ago

Hoti përplaset me Muratin: Po abuzon me financat publike si askush më parë në Qeverinë e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati,…

9 minutes ago

Bentley e vitit 1928 gjendet në një hambar; vlera mund të kapërcejë një milion dollarë

Një Bentley 4.5 Litre Sports Tourer i vitit 1928 është zbuluar në një pronë të braktisur në Mbretërinë e Bashkuar…

12 minutes ago

Bruno Fernandes sqaron qëndrimin e tij te Manchester United pas bisedës me Carrickun

Bruno Fernandes ka marrë një vendim për të ardhmen e tij te Manchester Unitedi, pas bisedës sqaruese që zhvilloi të…

13 minutes ago

Interpol godet rrjetet e mashtrimit online në Afrikë, 1,462 të arrestuar dhe mbi 105 mln dollarë të rikuperuar

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik në Afrikë, ka përfunduar me 1,462 arrestime dhe rikuperimin e më shumë…

18 minutes ago