SGS Automotive Albania ka njoftuar rifillimin e shërbimeve në sportele, nga data 14.04.2020, kryesisht për mjetet e transportit dhe shpërndarjes së mallrave.
Në njoftimin për mediet thuhet se për të respektuar sa më shumë rregullat e vëna në dispozicion nga autoritetet më qëllim mospërhapjen e koronavirusit bëhet e ditur se për çdo mjet kontrolli mund të rezervohet në qendrën që i përket zonës së tij të regjistrimit, ku kërkohet të plotësohet detyrimisht në fushën e emrit ose mbiemrit edhe numri serial i pullës së taksës vjetore të paguar.
None found
“Mungesa ose pasaktësia e këtij informacioni dhe rezervimi në qendër kontrolli jo të zonës së regjistrimit janë arsye për anullimin e menjëhershëm të rezervimit nga ana jonë”, njofton SGS.
Njoftimi i SGS:
JU NJOFTOJMË QENDRAT E KONTROLLIT TEKNIK DO TË FILLOJNË PUNË NGA DATA 14.04.2020, KRYESISHT PËR MJETET E TRANSPORTIT DHE SHPËRNDARJES SË MALLRAVE E FURNIZIMEVE.
Me qëllim zbatimin e kufizimeve të vendosura nga autoritetet shëndetsore, për çdo mjet duhet të rezervohet kontrolli në qendrën që i përket zonës së tij të regjistrimit, ku kërkohet të plotësohet detyrimisht në fushën e emrit ose mbiemrit edhe numri serial i pullës së taksës vjetore të paguar (përbëhet nga 2 shkronja e 6 shifra). Mungesa ose pasaktësia e këtij informacioni dhe rezervimi në qendër kontrolli jo të zonës së regjistrimit janë arsye për anullimin e menjëhershëm të rezervimit nga ana jonë.
Mjetet të sillen në parking jo më herët se 15 minuta para orarit të rezervuar. Drejtuesit e mjeteve të paraqiten me maskë fytyre e doreza dhe të kenë në kabinë solucion dizinfektant për sipërfaqet e brendshme të kabinës. Xhamat anësore të lihen gjysëm ose plotësisht të ulur.
Kompania kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të respektojnë gjatë gjithë kohës masat e vendosura në qendrën e kontrollit dhe këshillat e autoriteteve shëndetsore.
SGS Automotive Albania shpk
Karriera e Lionel Messit është e mbushur me momente historike, por për koleksionistët, një pjesë e kësaj historie mund të…
Dashi Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, referuar orës 20:00 të 5 shtatorit.…
Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…
Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…