Categories: Uncategorized

Pas kritikave, Meta flet prerë: Pse i miratova ndryshimet në Kodin Penal

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar se pse vendosi t’i miratojë ndryshimet në Kodin Penal të propozuara nga qeveria.

Në një intervistë për Nova Media, Meta i quan spekulime të gjitha zërat që krahasojnë këtë vendim me manifestimin e 2 Marsit.

Të lidhura

None found

Kreu i shtetit thekson se në manifestimin e 2 marsit ai mbrojti Kushtetutën. Ndërsa në rastin e ndryshimeve në Kodin Penal, Meta tha se kjo gjë bëhej për interesin e përgjithshëm publik.

“Çdo keqkuptim që bëhet midis qëndrimeve të Presidentit me manifestimin e 2 marsit dhe me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal është spekulative, për të treguar sikur këtu ka një inkoherencë, ndërkohë që është krejt e kundërta. Duhet të kuptojmë që janë dy situata të ndryshme.

Koherenca ime në mbrojtjen e Kushtetutës ka qenë dhe do të jetë e përhershme. Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, dua t’ju sqaroj se ka pasur një boshllëk dhe për këtë arsye një grup i deputetëve të mazhorancës ndërmori një nismë të papritur që krijoi shqetësim. Ndërkohë pas këtyre shqetësimeve mazhoranca kërkoi bashkëpunim në këtë rast.

Duhet të kuptojmë që Presidenti kishte dy zgjidhje: që të mos bashkëpunonte paraprakisht dhe kur Kuvendi t’i bënte fakt të kryer këto ndryshime, Presidenti t’i kthente dhe mazhoranca t’i kalonte sërish. Por nuk mendoj se në rrethanat aktuale ky do ishte një vendim i drejtë nga ana ime në raport me interesin e përgjithshëm publik”, tha ai.

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

36 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

44 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

1 hour ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

1 hour ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago