Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal.
Sipas tij këto masa janë të nevojshme në këtë kohë të fatkeqësisë natyrore.
None found
Në një komunikim live nga Presidenca, Kreu i Shtetit deklaroi se mbështet nismën e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal, që parashikon dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime duke përhapur koronavirusin.
“Ju përgjigja kërkesës së Kuvendit për ndryshimet në Kodin Penal, duke i dekretuar, pasi janë të nevojshme. Nisur nga zhvillimet, nga gjendja e fatkeqësisë, por mbi të gjitha për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal, sa i takon veprimeve që kryhen me dashje, Presidenti vlerëson se iniciativa e Kuvendit dhe qeverisë, që mbrojtja e shëndetit të garantohet edhe nga norma penale, duhet mbështetur.
Presidenti konstaton se mes draftit të prezantuar fillimisht nga deputetët dhe përmbajtjes finale ka shumë ndryshime thelbësore pozitive, që kanë reflektuar një pjesë të sugjerimeve të shoqërisë civile, avokatit të popullit dhe Presidentit”, tha Meta.
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…